BallinaAKTUALETë ndryshmeE rrallë, 13 vjeçarja bëhet nënë

E rrallë, 13 vjeçarja bëhet nënë

 

E rrallë, 13 vjeçarja bëhet nënë

 

Bari, (Itali), 26 dhjetor, 2011, NOA – Lindjet në moshë të vogël duket se po bëhen një fenomen gjithnjë e më shqetësues. Një vajzë 13 vjeçare ka lindurnjë fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Barit në Itali dhe e mitura ka lindur me një operacion cezarian.

Vajza 13 vjeçare solli në jetë një vajzë nga marrëdhënia me shokun e saj të shkollës 16 vjeçar. Dy minorenët shkonin shpesh në shkollë bashkë dhe sipas prindërve rrinin dhe në shtëpi për të bërë detyrat.

Pas marrjes së lajmit për shtatzëninë, aborti ka qenë mendimi i parë për të rinjtë, por më pas kanë vendosur të mbajnë fëmijën.

Por problemi tashmë është ndërtimi i familjes dhe sa do të jenë në gjendje dy adoleshentët që të rrisin bashkë me veten edhe një vajzë të vogël.

Mjekja Maria Pia Di Medio, thotë se vetëm nëse familjet e dy prindërve të rinj do t’i mbështesin, jo vetëm nga ana financiare, çifti mund të jetë në gjendje të rrisë një fëmijë të shëndetshëm.

Mjeku shton se në këtë fazë është familja e vajzës ajo që ka më shumë faj. Sipas tij, fëmijëve u ka munguar një edukatë e duhur seksuale dhe nuk janë njohur me rreziqet që e prisnin.

e.t/NOA

Must Read