BallinaAKTUALETë ndryshmeShBA jep Izraelit një ndihmë shtesë prej 235 milionë dollarë për blerje...

ShBA jep Izraelit një ndihmë shtesë prej 235 milionë dollarë për blerje armësh

 

ShBA jep Izraelit një ndihmë shtesë prej 235 milionë dollarë për blerje armësh

 

Shtetet e Bashkuara i akorduan një ndihmë shtesë prej 235 milionë dollarë qeverisë izraelite për financimin e sistemeve të interceptimit të raketave, njoftoi Ministria izraelite e Mbrojtjes.

“Ndihma e Kongresit amerikan është një etapë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve izraelito-amerikane në fushën e mbrojtjes”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak nëpërmjet një komunikate.

Kjo ndihmë u shtohet rreth tre miliardë dollarëve ndihmë ushtarake të dhënë Izraelit nga Shtetet e Bashkuara . Sipas një protokolli bilateral të nënshkruar në vitin 2007 për një periudhë 10 vjeçare, ajo do të përdoret tërësisht për blerje të armëve amerikane./trt/

Must Read