BallinaAKTUALEOpinionePse po e fshehim identitetin fetar?

Pse po e fshehim identitetin fetar?



Lulzim Jahiri
Pse po e fshehim identitetin fetar?


Pothuaj çdo vit jemi bërë dëshmitarë të një fakti i cili dita ditës në Shqipëri e Kosovë sa vjen e bëhet më i fuqishëm.

Muaji dhjetor është muaji më i ndriçuar i tërë vitit, kjo ndodh sepse festat e fundvitit janë pikërisht në këtë muaj. Kudo shihen drita përgjatë rrugëve e shesheve, kudo vërehet ajo ndjenja e gëzimit dhe lumturisë dhe të ngjanë sikur të gjithë njerëzit janë të dehur nga një magji festive. Po cilat janë vërtet këto festa?

Populli shqiptar, me dëshirë apo jo, qysh nga kohërat historike është mësuar që t’u nënshtrohet sunduesve dhe pushtuesve të ndryshëm, duke lënë kështu secili gjurmët e tij mbi të. Edhe feja sikurse gjërat e tjera është diçka që ndoshta të imponohet, dhe në këtë mënyrë mbetet diçka që trashëgohet brez pas brezi.

Sipas të Dhënave Botërore, në Shqipëri, 64% e shqiptarëve janë myslimanë, 29.8% janë të krishterë, 5.3% janë agnostikë, 0.7% janë ateistë, dhe 0.2% janë Bahai. Po ashtu, një studim i kohëve të fundit nga Peë Research Center tregon se përqindja e myslimanëve në Shqipëri është 79.9%. E sa i përket Kosovës, as që mund të diskutohet, diku mbi 90% e popullatës janë myslimanë.

Ajo çka vërtet të bën të ndjehesh skeptik, është sjellja e medieve tona dhe programi i tyre i ngjeshur dhe i llojllojshëm. Vetëm në natën e Krishtlindjeve më shumë se 90% e kanaleve transmetojnë programe me elemente fetare, qofshin ato filma, dokumentarë, debate etj.

E diele 24 dhjetor, DigiAutor – transmeton filmin “Gëzuar Krishtlindjet”, 
E diele 24 dhjetor, Hits – transmeton filmin “Katër krishtlindje”, 
E diele 24 dhjetor, Thriller – transmeton filmin “Makthi para Krishtlindjeve”, 
E diele 24 dhjetor, Komedi – transmeton filmin “Pushimet e Krishtlindjeve”.

Dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, edhe kanalet që u dedikohen fëmijëve, si Junior, Çufo etj, kanë transmetuar po ashtu program që në një mënyrë apo tjetër ka pasur elemente fetare. Pra nga kjo kuptojmë faktin se, jo vetëm që nuk respektohet përqindja dhe shumica e myslimanëve në të dy vendet, por edhe në festat fetare që i përkasin atyre, si Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, mediet i neglizhojnë, duke mos u dhënë aq rëndësi. Përveç transmetuesve publikë të cilët të paktën e japin drejtpërdrejtë ceremoninë festive.

A thua vallë po mundohemi që të tjetërsohemi, duke u përpjekur kështu ta ndryshojmë identitetin tonë fetar, apo po turpërohemi që të tregojmë se i përkasim fesë Islame?



*Opinionet e autorëve nuk paraqesin doemos edhe opinionin e redaksisë së Iniciativës IslamiFejaeVertete.com

Must Read