Gati për t’u ndërtuar xhamia në Athinë
Me urdhër të Kryeministrit grek Andonis Samaras përshpejtohet procesi i ndërtimit të xhamisë në Athinë, kryeqyteti i vetëm në Evropë që nuk ka një objekt kulti për më shumë se 300.000 myslimanë që jetojnë atje, duke u realizuar më në fund një kërkesë e komunitetit mysliman qysh prej vitit 1940.
Brenda disa ditësh pritet te shpallet tenderi, ndërsa fotografia e maketit qarkullon tashme ne mediet greke. Behet fjale për një ndërtesë moderne me vlere 846.000 euro dhe kapacitet 350 vendesh, e konceptuar nga zyra arkitektonike e Aleksandros Tobazi ,e cila ka projektuar disa nga xhamitë me te bukura ne bote.
E veçanta e xhamisë është se nuk do te ketë minare pasi nuk do te përshtateshin sipas projektuesve, me ambientin përreth. Ajo do te ndërtohet ne lagjen Botaniko,ne një zone ku nuk lejohen ndërtimet e shtëpive kështu që,sipas burimeve diplomatike, shmanget rreziku i krijimit të getove. Toka ku do te ndërtohet kulti, i përket shtetit grek, i cili edhe do te krijoje një komision prej shtate vetash, dy prej te cilëve te propozuar nga komuniteti mysliman për mbarëvajtjen e xhamisë.
Ndërtimi i saj vlerësohet se do tu jap fund kritikave ndaj Greqisë për gjendjen ne te cilën qinderamijëra myslimane kryenin lutjet e tyre fetare, në me shume se 100 bodrume dhe garazhe ne kryeqytet. Vendimi sipas Athinës zyrtare është marre qysh ne shtatorin e kaluar para se kryeministri turk Erdogan t’i propozonte homologut te tij grek qe te Ankaraja te financonte ndërtimin e saj. Vlen te përmendet se megjithëse Kisha Greke e ka mirëpritur ndërtimin e xhamisë, kundër saj ka apeluar ne Këshillin e Shtetit mitropoliti i Pireut Serafim i cili thekson se ngritja e një kulti mysliman ne nje vend qe ka luftuar 500 vjet kundër tiranisë turke do ti fyente gjithë ata qe e çliruan./agjencitë e lajmeve/