BallinaAKTUALETë ndryshmePresidentja injoroi shumicën!

Presidentja injoroi shumicën!


Presidentja injoroi shumicën!

 

Bashkësia Islame, institucioni që merret me organizimin e jetës fetare të besimtarëve musliman në Kosovë, e që janë shumica e popullsisë, për nder të festës së Bajramit organizon pritjen e mysafirëve të ndryshëm për urimin e kësaj feste. Në këto takime më së tepërmi na bije të shohim njerëz nga jeta politike, përfaqësues të institucioneve të vendit. 6 nëntori që ishte festa e Kurban Bajramit, kjo pritje u injorua nga disa që ishim mësuar ti shohim në këso raste. Padyshim, ajo që më së tepërmi bie në sy është injorimi që presidentja e Kosovës ia bëri këtij organizimi tradicional të Bashkësisë Islame. Ky injorim ngjalli reagime dhe u kritikua nga disa. Mirëpo, ky injorim i presidentes bëhet edhe më i rëndë kur të shtunën në mesnatë ajo u pa në meshën e kërshëndellave në kishën e papërfunduar në Prishtinë.

Edhe pse në këto orë të vona, ky veprim i presidentes ngjalli reagimin e shumë njerëzve që reagimet i shprehnin përmes komentet të ndryshme në internet. Presidentja e Kosovës do të duhej të ishte përfaqësuese e unitetit të popullit, mirëpo me këtë rast ajo injoroj shumicën e popullsisë. Presim që reagimet për këtë rast të jenë më të ashpra dhe që presidentja të deklarohet për këtë veprim të pakuptimtë të saj./shembulli/

Must Read