Vazhdimisht sille ndërmend rëndësinë e edukimit dhe të përgjegjësisë që si prind e bartë mbi supet tua për ta rritur një fëmijë të mirë e të devotshëm. Edukimin e fëmijëve llogarite prej veprave tua, dobia e të cilave rrjedh tek ti edhe pas vdekjes tënde. Gjithashtu kujtoja vetes se do të merresh në llogari para Allahut, për atë që Ai e ka lënë nën kujdesin tënd.
Pastroje nijetin, llogarit shpërblim te Allahu, shpeshtoji lutjet, dhe merri shkaqet që të ndihmojnë në edukimin e tyre. Edhe nëse rezultati nuk del të jetë ai që e ke shpresuar, të mjafton shpërblimi për sinqeritetin, përpjekjen dhe mundin tënd.
(Resa’il imaratijjeh lil-atfal)
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku