Thotë Imam Ibnu Kethiri, në kontekstin e historisë së tij rreth fitnes së krijimit të Kuranit, në të cilën Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, qëndroi i palëkundur:
“Erdhi një shërbëtor duke fshirë lotët me cepin e rrobës së tij, dhe tha:
“O Ebu Abdullah! Më vjen keq që po të them, por Me’muni e ka nxjerrë shpatën, gjë që nuk e ka bërë më parë. Dhe ai betohet në lidhjen e tij farefisnore me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se nëse ti nuk i përgjigjesh fjalës së tij, se Kur’ani është krijuar, ai do të të vrasë me atë shpatë.”
Shërbëtori tha:
“Imam Ahmedi u ul në gjunjë dhe hodhi vështrimin me sytë e tij në qiell, dhe tha:
“Zoti im! Këtë të prishur e mashtroi Butësia Jote, saqë guxoi të rrahë dhe të vrasë miqtë Tuaj. O Allah! Nëse Kur’ani nuk është Fjala Jote, atëherë na i kurse vuajtjet!”
Shërbëtori tha: “Arriti thirrja e vdekjes së Me’munit në të tretën e fundit të natës.”
“Fillimi dhe fundi”, Imam Ibnu Kethir, (vëll 10, fq 366).
Hoxhë Hariz Allkoçi