BallinaMëshira e All-llahutMëshiruesi - Ky është Zoti jonë

Mëshiruesi – Ky është Zoti jonë

Zoti yt është Ai që,
Edhe pse me Zjarr të frikësoi,
Vetë krijoi zogun që cicëron,
Krijoi lumin që gurgullon,
Krijoi malin që fërfëllon,
Krijoi fushën që gjelbëron,
Krijoi diellin që rrezon,
Krijoi lulen që gufon,
Krijoi fluturën që syrin ta qetëson,
Krijoi dallëndyshen që shtegton,
Krijoi peshkun që në det lundron,
Krijoi hënën që reflekton,
Krijoi yllin që në natë të kthjellë ndriçon,
Krijoi e krijoi çdo gjë që ty të hamendëson,
Sikur Vetë Mëshiruesi po të tregon,
Se s’ka vend për brenga e mërzi për atë që Allahun adhuron,
Mëshiruesin lavdëron,
Ahiretin shpesh e kujton,
Mendim të mirë për Zotin e tij në vazhdimësi reflekton,
Dhe Xhenetin e Tij mahnitës me gjithë zemër e shpreson!

Hoxhë Hekuran Helshani

Must Read