60 këshilla për bashkëshorten muslimane
1- Ti je borziloku i shtëpisë prandaj bëje burrin tënd që të ndjejë këtë
erë që në momentin e futjes së tij në shtëpi.
2- Hulumto momentet e rehatisë së tij, zbukuroji ato me lëvizje apo me
fjalë ji optimiste dhe bëji ato me zemër të mirë.
3- Ji e gatshme për dialog dhe bisedime dhe largoju grindjeve dhe
këmbënguljes ne mendimin tënd.
4- Kuptoje gradimin e burrave mbi gratë me kuptimin e sheriatit dhe me atë
që ka nevojë natyra e femrës, e mos mendo se ajo është padrejtësi dhe
mospërfillje e mendimit të saj.
5- Mos e ngre zërin dhe vecanërisht kur bashkëshorti ndodhet në shtëpi.
6- Mundohu të bashkoheni bashkë në namazin e natës herë pas here se ai ju
shton juve nur,lumturi e ngrohtësi familjare.” E a nuk rehatohen zemrat me
përmëndjen e All-llahut?”
7- Duhet të jeshë shumë e urtë në momentin e nevrikosjes së tij dhe mos të
zërë gjumi derisa ai te jetë i kënaqur prej teje. “bashkeshorti yt është
xhenneti yt ose zjarri yt”
8- Të jesh ne këmbë dhe e gatshme në momentin e veshjes së rrobave të tij
dhe daljes nga shtëpia.
9- Bëje të ndjehet se ti ke dëshirë të veshë një lloj rrobeje të vecantë,
dhe ti zgjidhja rrobat.
10- Ji korrekte në kuptimin e kërkesave, që të lehtësojë jetesën me të mira
dhe pa humbur kohë.
11- Mos prit as mos mendo të thote më fal apo të kërkojë të falur me
cfaredo lloj mënyre as mos e vër në një pozitë të tillë, vetëm në rast se
kjo vjen nga ana e tij dhe kjo për ndonjë cështje që me të vërtetë është
për të kërkuar të falur.
12- Kujdesu për pamjen dhe veshjen e tij, edhe sikur ai mos të jetë i
kujdesshëm, vetëm se kjo e nderon atë para shokëve të tij.
13- Mos u mbështet në atë se ai është i cili fillon gjithmonë i pari ne
kërkimin e kënaqësive të tij.
14- Ji cdo natë nuse për të dhe mos shko të flesh para tij vetëm në raste
të rralla.
15- Mos prit nga miresjellja jote me të asgjë, sepse shumica e
bashkëshortëve janë të zënë me punë, për këtë shkak ndodh mosshfaqja e
ndjenjave të tyre, dhe kjo ndodh pa dashje.
16- Ji aktive në cështjet e tij dhe mos ji e ndërlikuar.
17- Buzëqeshje të ëmbël të mbushur me dashuri dhe ndjenja tërheqëse në
momentin e kthimit të tij nga udhëtimi.
18- Dije se bashkëshorti yt është rrugë e cila të afron tek All-llahu i
Madhëruar.
19- Mundohu të ndryshosh vashdimisht ne cdo gjë, në pamje, në fjalë e në
takimin tend me të.
20- Moseksistenca e kthimit apo ngadalësia, në rastin e kërkimit te dickaje
nga ti, por përkundrazi kërkesat e tij të serviren me dashuri dhe
shkathtësi.
21- Ndryshojua vendin mobiljeve te tua perpara se ai të kthehet nga
udhetimi dhe bëje të ndjehet se ti e bën këtë vetëm që ai të jetë i lumtur.
22- Kujdesu në drejtimin e mirë të shtëpisë, në rregullimin e kohës dhe
renditjen e cështjeve të rëndësishme.
23- Mundohu të mësosh disa profesione grash e ti zbatosh ato sepse ti ke
nevojë për to në shtëpinë dhe dauen tënde, dhe kryerja e tyre te kujton se
je femër.
24- Prite bashkëshortin tënd me falënderime dhe me fjalë të mira ne
momentin kur sjell në shtëpi ndonjë gjë, qoftë kjo ushqime veshëmbathje ose
dicka tjetër.
25- Kujdesu në zbukurimin, rregullimin dhe pastërtinë e shtëpisë, edhe pse
ai nuk mund ta ketë kërkuar një gjë të tillë, duke bashkuar ketu ndërmjet
bukurisë dhe thjeshtësisë.
26- Rregulloje kryerjen e punëve te shtëpisë në pershtatje me orarin e
tij, dhe mos e bëj të ndjehet se ti je gjithmonë e zënë me punë.
27- Ji e kënaqur dhe kujdesu nga shpenzimi i tepërt në mënyrë që të mos i
kalosh kufijtë e shpenzimeve të domosdoshme.
28- Bërja surprizë me ndonjë festë familjare të buku, duke zgjedhur kohën
e përshtatshme për të.
29- Ta bësh të ndjehet se ti ke nevojë të marrësh mendimin e tij në cdo
cështje që të përket ty apo fëmijëve te tu, duke mos u marrë në trajtimin e
cështjeve të kota.
30- Mendo gjithmone për feminizmin tënd dhe mbroje atë, mundohu ta
paraqitësh në formën dhe pamjen sa më të mirë, në kohën e përshtatshme dhe
e tepruar.
31- Në momentin e kthimit të tij në shtëpi mbas nje mungese të gjatë larg
shtëpisë, mos e prit me ankesa apo dhimbje sado që të jetë gjëndja e
vështirë.
32- Nxiti fëmijët që të dalin të presin babain e tyre në momentin e kthimit
nga udhëtimi apo nga puna, dhe kjo duke marrë parsysh moshën e fëmijëve.
33- Mos iu anko bashkëshortit tënd nga fëmijët në momentin e kthimit nga
puna, te ngritjes nga gjumi apo në momentin e ngrënies, sepse kjo le gjurmë
të këqia si tek fëmijët ashtu edhe tek Babai i tyre.
34- Mos ndërhy në momentin e këshillimit apo të rrahjes së fëmijëve nga
babai i tyre me asgjë.
35- Kujdesu ne forcimin e lidhjeve ndërmjet fëmijëve dhe babait të tyre
sado që të jetë i zënë me punë, porse me zgjuarsi dhe pa e ndërprerë nga
punët.
36- Bëje të ndjehet se: mbajta e përgjegjësisë së fëmijëve nga ana jote
është e lehtësuar për shkak të duasë e bërë nga ai, dhe nga marrja e
mendimit të tij në cështje që u përkasin fëmijëve.
37- Mos u ngut duke pritur rezultate të shpejta në edukimin e fëmijëve,
sepse edukimi i fëmijëve do te marrë kohën e saj të plotë, dhe kjo varet
sipas moshës së tyre, sepse e kundërta mund të sjellë mërzitje dhe lënie pas
dore edukimin e fëmijëve.
38- Zbato me fëmijët e tu mënyrë edukimi sa më të mirë të lehtë dhe të
pranueshme për mendjet e tyre, mos i thuaj kjo që bëre është gabim dhe
vetëm kaq, por ta bindësh pse është gabim me qëllim që gabimi mos të
përsëritet më.
39- Kujdesu që kohën e lirë mos ta kalojnë kot, në vecanti në kohën e
pushimeve, vënien në dukje të pasioneve të tyre dhe shfrytëzimin e fuqisë
së tyre në gjëra të dobishme.
40- Ji shoqe e ngushtë e vajzave të tua dhe ji në dijeni per cdo ndryshim
që ndodh në trupin e tyre në cdo faze moshe.
41- Ndihmoje vajzën tënde qysh në vegjëli që të formojë personalitetin e
saj në dije edukuese.
42- Mundohu te barazosh mundin tend ndermjet; kërkesave të burrit dhe
fëmijëve të punës dhe shtëpisë.
43- Nderimi dhe respektimi i prindërve të tij dhe duke mos bërë dallim
ndërmjet prindërve të tu dhe prindërve të tij, se ata të kanë dhënë ty
dhuratën e tyre më të shtrenjtë i cili është bashkëshoti yt i dashur.
44- Prite familjen e tij me fjalë të ëmbla dhe bujari, duke ju bërë dhurata
në raste të vecanta, e nxite atë që t’i vizitojë të afërmit e tij edhe
sikur ai mos të interesohet për ta.
45- Kujdesu për të ftuarit e tij dhe mos të bëhet zakon rrefuzimi i tyre, e
mos të ndjejnë ata se kanë ardhur papritur, por përkundrazi ji e kujdesshme
dhe bujare, sepse kjo gjë e nderon atë.
46- Kujdesu për dokumentat e mjetet e tij të vecanta dhe ruaji ato.
47- Bëje shtëpinë të gjallëruar dhe të gatshme për të pritur musafirë në
cdo kohë, sistemoi librat dhe dokumentat e tij me korrektësi e me rregull, mos kontrollo nëpër dokumentat e tij përderisa ai nuk të ka lejuar për
dicka të tillë.
48- Mos e qorto në rast se mungon shumë nga shtëpia por prite me fjalë të
ëmbla duke i vënë në dukje se nuk mund të rrish kaq gjatë pa e parë dhe se
ndodhja e tij në shtëpi është krenari për ty.
49- Mos prit që ta shprehë më fjalë mërzinë që mund të ketë nga ndojnë
problem, por mjafton ta kuptosh atë dhe të shpejtosh në marrjen e hapave të
para.
50- Bëje të ndjehet gjithmonë se kërkesat e tij janë janë cështjet më të
rendësishme për ty sado që të jesh e zënë me punë dhe me përgjegjësi.
51- Mos i shto ankesat që mund të kesh në punë qoftë në dauen tende apo ne
profesionin tënd.
52- Dije se është e drejta e tij të dijë cdo gjë që ai don nga puna jote
dhe kjo pa u futur në bisedat me hollësi që zhvillohen ndërmjet teje dhe
motrave.
53- Bëje të ndjehet se kujdesja jote për veten tënde është dicka e
rëndësishme për ty sepse gruaja e shkathët është ajo e cila vë në dukje
qëndrimin e saj në shtëpi dhe bashkëshorti i saj kënaqet me qëndrimin e saj
në shtëpi, edhe sikur kohën ta keshë shumë të ngjeshur.
54- Kujdes mos të ndryshojë natyrën tënde të bukur femërore puna e daues
apo e profesionit tend.
55- Ruaji sekretet e shtëpisë tënde, bëja të ditur bashkëshortit tënd se
puna e tij është amanet tek ti, dhe se ti je në dijeni të natyrës së punës
së tij.
56- Mos e krahaso asnjëherë me të tjerët por kujto gjithmonë cilësitë e
mira që ai ka.
57- Mëso fikhun e daues sepse ai të ndihmon të lëvizësh me lehtësi dhe
zgjuarsi ndërmjet femrave,në mënyrë që të realizosh planet dhe qëllimet e kërkuara në kohën e duhur dhe pa humbur kohë.
58- Ji në dijeni të gjendjes ekonomike e cila i mundon shumicën e femrave,
që të lehtësojë ty ti nxjerrësh nga kjo duke ju ofruar tema të ndryshme të
përshtatshme për to.
59- Kujdesu në ndjekje të punës me motrat e tua, ti thërrasësh zemrës
përpara mendjes, e ti thërrasësh mendjes perpara zemrës në raste të vecanta
dhe kjo varet sipas natyrës së femrave.
60- Kujdes mos ta mundosh veten tej mase duke i shtuar punet dhe
pergjegjesite vetevetes, ku në të njëjtën kohë dikush tjetër mund të
ndihmojë e ti bëjë disa punë në vendin tënd.
Dhe ne fund mos u mbështet plotësisht në mundin njerëzor dhe mos harro se
ne kemi më shumë nevojë në ndihmën e All-llahut.
Selman El-Aude
Burimi: http://pertymoter.net