BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaMBI DRITËHIJEN E NIKABIT

MBI DRITËHIJEN E NIKABIT

 

MBI DRITËHIJEN E NIKABIT

O botë! Unë jam e mbuluar me nikab (mbulim i fytyrës), dhe ajo nën nikab është njeri. Nuk jam engjëll, e as e pagabuar, të pagabueshëm kanë qenë Pejgamberët e Allahut. Në fillim të Islamit nikabi ka qenë shenjë e xhelozisë tek burrat dhe shenjë e islamit tek gratë. Edhe tash kur një femër hyn në Islam gjëja e parë që bënë është mbulimi i fytyrës apo vendosja e shamisë, por kjo assesi nuk do të thotë se ajo ka prerë biletën për në Xhenet, por nënkupton se ajo është bërë vetëm muslimane, dhe njëherit i është futur garës për të fituar Xhenetin e Allahut. Ndërsa tash, rrugëtimi dhe përpjekja e një femre për të vendosur shaminë apo mbuluar fytyrën, has në aso reagime paradoksale sa të bën të dyshosh mbi islamin e atyre që e kundërshtojnë! Vendimin e saj ajo duhet ta paraqes para një ‘komisioni’ të përbërë nga: babai, nëna, vëllai e motra. Në atë mbledhje, ajo jo që merr pëlqimin, por ajo merr zhgënjimin e dëshpërimin. Megjithatë ajo tashmë ka vendosur! Jashtë mureve të shtëpisë, të tjerët kanë bërë gati llupat për të zmadhuar gabimet e saj, dhe mikroskopin për të zbuluar edhe të metën më të vogël të saj. O botë!… Ajo që gjendet nën nikab-mbulesë është njeri sikurse ju, ka një zemër që ndjenë dhe preket, ndjenë aromën e parfumeve dhe dëshiron të dëgjojë fjalën e mirë, por edhe dëshiron zbavitjen. Ajo ka zgjedhur të ndjek nënat e besimtarëve si Aishen, Ummu Seleme, Fatimen -Allahu qoftë i kënaqur me ato!- dhe prapë mbetet njeri, hidhërohet, pikëllohet, gabon, mëkaton, shkujdeset. Allahu i njerëzve thotë:” O robërit e Mi! Me të vërtetë ju gaboni natën dhe ditën dhe Unë i falë të gjitha gjynahet. Me kërkoni falje që t’iu fal”. Mos ia ngarkoni të mbuluarës mëkatin e Ademit në Xhenet. Mos e hidhni në sprovë me kritikat e juaja. Ndihmojeni atë, dhe nxiteni për zgjedhjen e saj që ka bërë, e mos e pengoni assesi. Vërtete Islami ka filluar si i huaj dhe do të kthehet i huaj. Lum për të huajt! 

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi (Allahu e shpërbleftë!)

Burimi: www.islamifejaeverete.com

 

 

Must Read