BallinaAKIDEBidatiA do të më ndëshkoj Allahu pse falem?!!

A do të më ndëshkoj Allahu pse falem?!!

 

A do të më ndëshkoj Allahu pse falem?!!

Imami Se’id ibën el-Musejjib[Imam nga tabi’inët] – Allahu e mëshiroftë – njëherë pa një njeri duke falur më shumë se dy rekate pas lindjes së diellit, duke bërë shumë ruku dhe sexhde, dhe kështu, ai e ndaloi atë[nga kjo]. Njeriu i tha, “O Ebu Muhamed, a do të më ndëshkoi Allahu për shkak se falem?” Se’idi iu përgjigj, “Jo, por Ai do të dënoi për kundërshtimin e Sunetit[traditës profetike].”

El-Bejhakī, Es-Sunen El-Kubra 2:466. Klasifikuar si Sahih nga Shejh Albani. Shiko Irua El-Galil 2:236.

Shejh Albani komenton:

Kjo është një nga përgjigjet e shkëlqyera e dhënë nga Se’id ibën El-Musejjibi – Allahu e mëshiroftë – . Është një armë e fuqishme kundër risimtarëve[bidatçive] të cilët rekomandojnë lloje të ndryshme të risive fetare nën emrin e të qenit dhikër dhe namaz. Ata, pastaj kritikojnë pasuesit e Sunetit për kritikimin e tyre; dhe i akuzojnë ata për kundërshtim të dhikrit dhe namazit, kur në fakt [Pasuesit e Sunetit, traditës profetike] kritikojnë vetëm kundërvënien ndaj Sunnetit në këto gjëra si dhikër dhe namaz.

  

Përshtati: M.M.

 Referenca: http://www.sayingsofthesalaf.net

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Must Read