BallinaPraktikaNamaziA do të vazhdosh përsëri të mos falesh...?

A do të vazhdosh përsëri të mos falesh…?

 

A do të vazhdosh përsëri të mos falesh…?

Pasojat e mos-faljes në këtë botë:

1- Përderisa të mos falesh Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote.
2- Përderisa të mos falesh fytyra jote do të jetë përherë e zezë.
3- Përderisa të mos falesh për çdo punë që bën nuk shpërblehesh nga Allahu.
4- Përderisa të mos falesh nuk ngrihen lutjet e tua në qiell (d.m.th. nuk pranohen).
5- Përderisa të mos falesh lutjet e të tjerëve për ty nuk pranohen.
6- Përderisa të mos falesh të urrejnë të gjitha krijesat në këtë botë.

Me vdekjen tënde:
1- Përderisa të mos falesh do të vdesësh i poshtëruar.
2- Përderisa të mos falesh do të vdesësh i uritur.
3- Përderisa të mos falesh do të vdesësh i etur, edhe nëse pinë gjithë ujin e deteve.

Ndërsa, në varr:
1- Përderisa ti nuk je falur do të ngushtohet varri derisa t’i thyejë eshtrat e tua.
2- Përderisa ti nuk je falur varri yt do të ndizet zjarr dhe ti do të rrotullohesh në prushin e tij ditë e natë.
3- Përderisa ti nuk je falur, ti ke një takim me gjarprin 5 herë në ditë, i cili do të dënojë për lënien e namazit të sabahut dhe shtyrjen e tij deri në kohën e drekës, dhe do të vazhdojë të dënojë për lënien e drekës dhe shtyrjen e saj deri në kohën e ikindisë, e kështu me radhë…

Në Ditën e Gjykimit:
1- Përderisa ti nuk je falur do të tërhiqesh zvarrë me fytyrë mbi gaca zjarri.
2- Përderisa ti nuk je falur Allahu do të shikojë me syrin e hidhërimit Ditën e Llogarisë.
3- Përderisa ti nuk je falur do të merresh me llogari të rëndë e pastaj do të urdhërohet të hidhesh në zjarr.

A do të vazhdosh prapë të mos falesh…?


[Falu, sepse është shumë lehtë, ta kënaq shpirtin dhe ta begaton jetën]

O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret; të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read