O njeri!

O njeri, ti je i mangët, andaj kërkoje përsosurinë nga Allahu!

O njeri, ti je i dobët, andaj kërkoje fuqinë nga Allahu!

O njeri, ti je i humbur, andaj kërkoje udhëzimin nga Allahu!

O njeri, ti je i varfër, andaj kërkoje pasurinë nga Allahu!

O njeri, ti je mëkatar, andaj kërkoje faljen e Allahut!

O njeri, ti je i vrazhdë, andaj kërkoje mëshirën nga Allahu!

O njeri, ti je i përçmuar, andaj kërkoje krenarinë nga Allahu!

O njeri, ti je i frikësuar, andaj kërkoje sigurinë nga Allahu!

O njeri, ti je i mashtruar (nga kurthet e tua), andaj kujtoji kurthet e Allahut (që mund të t’i bëjë ty nëse mendon se mund ta mashtrosh Atë)!

O njeri, ti je kryelartë, andaj kujtoje fuqinë e Allahut!

O njeri, ti je i krijuar, andaj kujtoje Krijuesin, pos të Cilit nuk ka krijues!

Përktheu: Burim Koçinaj

nga: E Dua Allahun !

http://islamifejaevertete.com

 

Must Read