BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeA është i vlefshëm abdesti nëse i japim mes’h çorapeve të zakonshme?

A është i vlefshëm abdesti nëse i japim mes’h çorapeve të zakonshme?

 

A është i vlefshëm abdesti nëse i japim mes’h çorapeve të zakonshme?

 

Pyetja:

Es-selamu alejkum! 
A është i vlefshëm abdesti nëse i japim mes’h çorapeve të zakonshme që përdorim në trevat tona? Dhe sa kohë vlen kjo pa i zbathur çorapet fare? 

Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

   Nëse çorapet nuk janë të tejdukshme, atëherë lejohet t’u japim mes`h atyre edhe nëse nuk janë të trasha. Në rubrikën e fikhut është një temë e posaçme rreth mes`hut mbi çorape, ku kemi sqaruar mendimet e dijetarëve duke përmendur argumentet e tyre, prandaj, nëse jeni i interesuar për këtë, më gjerësisht lexoni atje.

   Sa i përket afatit se për sa kohë lejohet t`u japim mes`h atyre pa i zbathur, themi se afati është një ditë dhe një natë, duke filluar llogaritjen nga momenti i mes`hut të parë (abdesti i parë që merret duke mos i zbathur çorapet). Kështu është për vendasin, kurse për udhëtarin kohëzgjatja është tri ditë dhe tri net. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Resulullahu salallahu alejhi ue selem caktoi tri ditë e tri net për udhëtarin, kurse një ditë e një natë për vendasin.” (Shënon Muslimi)

   Për ta kuptuar më qartë do të sjellim një shembull. Një njeri ka marrë abdest në orën katër të mëngjesit për të falur sabahun dhe i ka mbathur mestet. Ai ka mbetur me atë abdest deri në orën dhjetë të mëngjesit, pastaj e prishi abdestin dhe nuk e përtëriu atë atëherë, por merr abdest në orën një të drekës duke u dhënë mes`h mesteve për herë të parë. Fillimi i llogaritjes bëhet prej orës një dhe ai mund t`u japë mes`h atyre sa herë të marrë abdest deri të nesërmen në të njëjtën kohë, në orën një. E njëjta gjë vlen edhe për musafirin, përveçse atij i zgjat koha tri ditë dhe tri net. 

 

Allahu e di më së miri!


Alaudin Abazi

29.2.2008

 

Burimi: klubikulturor.com

www.islamifejaevertete.com

 

Must Read