BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiA i shlyen Teubeja (pendimi i sinqertë) mëkatet e mëdha

A i shlyen Teubeja (pendimi i sinqertë) mëkatet e mëdha

                                                      A i shlyen Teubeja (pendimi i sinqertë) mëkatet e mëdha


Pyetja: Kam bërë një mëkat nga mëkatet e mëdha, a më mjafton teubeja apo kërkimi i faljes për këtë? [1]


Imam Abdulaziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigj:

Allahu shlyen të gjitha mëkatet me pendimin të sinqertë, duke përfshirë edhe shirkun (politeizmin). Allahu i madhëruar thotë në Kur’an: “…
Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim [2] dhe në Suren Furkan: Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira. Allahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. [3]

Allahu më i Larti na informon në këtë dy ajete se politeisti dhe vrasësi i cili vret pa ndonjë të drejtë dhe ai i cili bën kurvëri janë mëkatarë, dënimi i Tij u shtohet në Ditën e Gjykimit dhe do të banojnë në Xhehennem (përgjithmonë), përveç atyre të cilët pendohen dhe besuan dhe bëjnë vepra të mira.

Kurse, i Dërguari i Allahut (lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: Pendimi shlyen çdo gjë përpara tij; njashtu Profeti (lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: Ai i cili pendohet nga mëkati është sikurse ai i cili nuk ka mëkat.

Andaj, kushtet për një teube en-nasuh (pendim të sinqertë) me anë të të cilave Allahu do t’i fal mëkatet janë tri:

1. Të ndjej keqardhje nga çfarëdo që ka vepruar nga mëkatet dhe gabimet.

2. Të largohet dhe t’i braktis nga frika e Allahut dhe duke e madhëruar Atë.

3. Vendosmëria e fortë se ai nuk do t’u kthehet.

Dhe një kusht i katërt është, gjithashtu, për vlefshmërinë e pendimit, nëse ky pendim ka të bëjë me krijesat, sikurse vrasja apo rrahja apo vjedhja dhe të ngjashme, ai duhet që t’ua kthen të drejtat e tyre apo të kërkoj miratim të favorshëm nga ata për çfarë u ka shkaktuar.

Ne e lusim Allahun që të na dhuron të gjithë neve dhe tërë muslimanëve pendim të sinqertë nga të gjitha mëkatet, me të vërtetë ai është më Bujari.

Referenca: http://www.binbaz.org.sa/mat/3192
____________________________________
Fusnota:
[1] Përgjigjur nga eminenca e tij më 27/5/1419 H ose 18/9/1998
[2] Sureja En-Nur, ajeti 31
[3] Sureja el-Furkan, ajetet 68-70

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read