Pyetja:
A ka mundësi që gripi i derrave apo epidemitë e tjera ose murtaja të përhapen në Mekë apo Medine, apo ato janë të ruajtura nga epidemitë?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut …
Mekja dhe Medina nuk janë të mbrojtura nga epidemitë. Në periudhën e sundimit të Umer b. Hattabit (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka rënë një epidemi. Buhariu transmeton nga Ebil Esved se ka thënë:
“Erdha në Medine dhe në të kishte rënë një sëmundje dhe njerëzit vdisnin me një vdekje të shpejtë dhe u ula pranë Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të) …”[1]
Vetëm se është vërtetuar nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se mortaja nuk hynë në Medine e në disa transmetime të hadithit ka ardhur se nuk hynë as në Meke gjithashtu.
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Mbi shtigjet (hyrjet) e Medines janë disa Melekë dhe në të nuk hynë as mortaja e as Dexhalli.”[2]
Ibn Haxheri në lbirin e tij “El Fet-h” thotë:
“Në disa transmetime të hadithit të Ebu Hurejres thuhet:
“Medinja dhe Meka janë të rrethuara nga Melekët. Në çdo shteg të tyre është një melek dhe në to nuk hynë Dexhalli e as mortaja.”Këtë hadith e transmeton Umer b. Shebbe në librin e tij “Kitab Mek-ke” nga Shurejh, e ky nga Fulejh, e ai nga Ala b. Abdurr Rrahman nga babai i tij, e ai nga Ebu Hurejre i cili e transmeton nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe transmetuesit e tij janë transmetues të librave autentike.”
Neveviu (Allahu e mëshiroftë) transmeton nga Ebul Hasen El Medainijj se në Mekë dhe Medinë kurrnjëherë nuk ka ndodhur të ketë rënë mortaja.[3]
Por … Disa dijetarë e kanë përmendur se mortaja ka rënë në mekë në vitin 749 sipas hixhretit.
Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) është përgjigjur në këtë se ajo nuk ka qenë mortajë por, ka qenë një epidemi tjetër e ata që e kanë transmetuar këtë kanë menduar se është mortajë.
Si rezyme: Mekeja dhe Medineja janë të mbrojtura nga mortaja por, nuk janë të mbrojtura nga sëmundjet dhe epidemitë e tjera.
E lusim Allahun për shpëtim dhe shëndet për të gjithë myslimanët.
E Allahu e dinë më së miri.