BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeA janë Mekeja dhe Medineja të mbrojtura nga murtaja dhe epidemitë e...

A janë Mekeja dhe Medineja të mbrojtura nga murtaja dhe epidemitë e përgjithshme sikur se gripi i derrave

 

 

Pyetja:

A ka mundësi që gripi i derrave apo epidemitë e tjera ose murtaja të përhapen në Mekë apo Medine, apo ato janë të ruajtura nga epidemitë?

     Përgjigja:

    Falënderimi i takon Allahut …

     Mekja dhe Medina nuk janë të mbrojtura nga epidemitë. Në periudhën e sundimit të Umer b. Hattabit (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka rënë një epidemi. Buhariu transmeton nga Ebil Esved se ka thënë:

“Erdha në Medine dhe në të kishte rënë një sëmundje dhe njerëzit vdisnin me një vdekje të shpejtë dhe u ula pranë Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të) …”[1]

     Vetëm se është vërtetuar nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se mortaja nuk hynë në Medine e në disa transmetime të hadithit ka ardhur se nuk hynë as në Meke gjithashtu.

     Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Mbi shtigjet (hyrjet) e Medines janë disa Melekë dhe në të nuk hynë as mortaja e as Dexhalli.”[2]

     Ibn Haxheri në lbirin e tij “El Fet-h” thotë:

“Në disa transmetime të hadithit të Ebu Hurejres thuhet:

“Medinja dhe Meka janë të rrethuara nga Melekët. Në çdo shteg të tyre është një melek dhe në to nuk hynë Dexhalli e as mortaja.”Këtë hadith e transmeton Umer b. Shebbe në librin e tij “Kitab Mek-ke” nga Shurejh, e ky nga Fulejh, e ai nga Ala b. Abdurr Rrahman nga babai i tij, e ai nga Ebu Hurejre i cili e transmeton nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe transmetuesit e tij janë transmetues të librave autentike.”

     Neveviu (Allahu e mëshiroftë) transmeton nga Ebul Hasen El Medainijj se në Mekë dhe Medinë kurrnjëherë nuk ka ndodhur të ketë rënë mortaja.[3]

     Por … Disa dijetarë e kanë përmendur se mortaja ka rënë në mekë në vitin 749 sipas hixhretit.

     Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) është përgjigjur në këtë se ajo nuk ka qenë mortajë por, ka qenë një epidemi tjetër e ata që e kanë transmetuar këtë kanë menduar se është mortajë.

     Si rezyme: Mekeja dhe Medineja janë të mbrojtura nga mortaja por, nuk janë të mbrojtura nga sëmundjet dhe epidemitë e tjera.

     E lusim Allahun për shpëtim dhe shëndet për të gjithë myslimanët.

E Allahu e dinë më së miri.

 
Muhamed Salih El-Munexhid
Përktheu: Driton Lekaj – Burimi: IslamHouse.com Shqip
 


[1]Buhariu me nr:2463.

[2]Buhariu me nr: 1880 dhe Muslimi me nr: 1379.

[3] El Edhkar:139.

 

Must Read