I lumturi është ai që është penduar, është kthyer dhe kërkon falje nga Allahu.
I lumturi është ai që vepron punë të mirë dhe iu nënshtrohet Zotit të tij.
I lumturi është ai që furnizohet për botën tjetër; e, furnizimi më i mirë është devotshmëria.
I lumturi është ai i largohet gibetit (përgojimit), nemimetit (bartjes së fjalëve) dhe padrejtësisë ndaj robërve.
I lumturi është ai që është përgatitur për takimin me Allahun; ai e do takimin me Allahun, dhe Allahu e do takimin me të.
O Allah, na bëj prej të lumturve!
Përktheu: Burim Koçinaj