BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeA lejohet shprehja "kisha dhënë 7 dimra për një verë"?

A lejohet shprehja “kisha dhënë 7 dimra për një verë”?

 

Pyetja:

Shpeshherë dëgjojmë nga njerëzit kur vjen stina e dimrit të shprehin fjalë që aludojnë në mosdashjen e kësaj stine, si për shembull: “I kisha dhënë shtatë dimra për një verë” dhe fjalë të ngjashme si kjo. Çfarë do të na thoni rreth kësaj shprehje, sa është me vend të shprehim kësi fjalësh?


Përgjigje:

Këto shprehje nuk duhet të dalin nga gojët e besimtarëve, se çdo gjë që e ka krijuar Allahu ngërthen në vete urtësi dhe mësime për ata që mendojnë. Megjithatë, këto shprehje dalin më shpesh nga skamnorët për mungesat që ndjejnë në stinën e dimrit të mjeteve materiale, si për ngrohje, rroba e kështu me radhë. Kur kthehemi te fjalët e të parëve tanë, vërejmë se ata nga këndvështrimi i tyre për këtë stinë janë gëzuar.


Omer b. Hatabi, Allahut qoftë i kënaqur me te, ka thënë: “Dimri është si pre për adhuruesit e Allahut”.

Abdullah b. Mesudi ka thënë: “Mirë se të vijë dimri. Në të zbret bereqeti, në të zgjatet nata për namaz nate, shkurtohet dita për agjërim”.

Hasan Basriu ka thënë: “Sa kohë e mirë është dimri për besimtarin, netët i ka të gjata për t’u falur natën dhe ditët i ka të shkurtra për të agjëruar”.


Ali Shabani – Burimi: www.albislam.com

www.islamifejaevertete.com


Must Read