BallinaPraktikaNamaziA pranohet namazi i një femre e cila ende është e pambluar(pa...

A pranohet namazi i një femre e cila ende është e pambluar(pa shami)?!

Pyetja:

Esselamu alejkum!
Profesor i nderuar, a pranohet namazi i një femre e cila falë namazin pa shami (pa e mbuluar kokën)?

Përgjigjja:

E nderuar, sa i përket mbulesës së femrës, nuk ka dilemë se mbulesa e femrës pas hyrjes në kohën e pubertetit është obligim islam (farz). Mbulimi i femrës që përfshihet në kategorinë e Farzit është tërë trupi i saj me përjashtim të fytyrës, duarve deri te zogu i dorës dhe këmbëve deri te zogu i këmbës. Kjo është sa i përket Farzit të mbulimit jashtë namazit, kurse mbulimi i trupit në namaz është kusht i vlefshmërisë, që nënkupton se falja e namazit pa mbulesë është i pa vlefshëm. Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje).[1] Kurse argument për mbulimin e avretit nga sunneti është hadithi i Pejgamberit s.a.v.s., ku thotë: “Oj Esma! Vërtetë gruas kur t’i paraqiten menstruacionet nuk lejohet që të shihet nga ajo (femra) përveç kësaj e kësaj (dhe Pejgamberi bëri me isharet në fytyrën dhe duart e tij)” [2]

Pra, përfundimi i tërë kësaj që thamë është se mbulesa është farz, saqë nëse nuk e vepron konsiderohet mëkatare, e nëse e mohon tërësisht atëherë konsiderohet pabesimtare. Mirëpo, nëse ajo nuk mbulohet por nuk e mohon si farz mbulesën, në anën tjetër e falë namazin dhe normalisht gjatë namazit mbulohet, ne konsiderojmë se namazi i saj është i vlefshëm. Pra namazi duhet të falet, kurse mëkati për mos mbulim të kokës jashtë namazit ngelë, që shpresojmë se me faljen e rregullt të namazit ai do të ndikojë që ajo edhe të mbulohet.

Allahu e di më së miri!

_____________
[1] El-Araf: 31.
[2] Ebu Davudi.

Burimi:
Jusuf Zimeri
(Breziiri)

Must Read