BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitAbdulkadër Arnauti ky dijetar i madh nga Vrella e Istogut

Abdulkadër Arnauti ky dijetar i madh nga Vrella e Istogut

Bir i trojeve shqiptare në Kosovë, emri i tij i vërtetë është, Kadri Abd El-Kadir Ibn Sokol El-Arnauti. Lindi në Vrellë të Istogut në vitin 1928. U bë objekt i shpërnguljeve të imponuara nga politika antishqiptare serbe duke marrë udhët e kurbetit, Kadriu i vogël i vazhdoi udhët e largëta i prirë nga i ati dhe pjesëtarë të tjerë të familjeve, duke u stabilizuar në Siri. Pasi përfundon me sukses të gjitha hallkat e shkollimit islam, Abdulkadër Arnauti vazhdoi veprimtari intensive fetare, duke u bërë një nga dijetarët më të njohur të fushës së Hadithit për Sirinë. Ai ligjëron në disa medrese e institucione të tjera të larta islame, duke filluar nga shkolla e mesme teologjike: Isaf Tul-lab El Ulum El Islamie në Damask të Sirisë. Ligjëron edhe në medrese të tjera lëndën e hadithit, duke kryer njëkohësisht edhe rolin e ligjëruesit në një xhami, “Mesxhidul Muhammedijje”. Veprimtaria pedagogjike e studimore harmonizohet, duke rritur ngarkesën sa në një fushë e në një tjetër, sa si ligjërues në medrese e sa në xhami, sa si lektor, sa si redaktor e korrektor i shtëpisë botuese në Damask, në mbi 90 komplete veprash, si:

1.Zadul mesit – 9 vëllime.
2.Rreudatul talibin – 12 vëllime.
3.Zadul mead – 6 vëllime.
4.El Kafi – 3 vëllime.
5.El Furkan bejne evlijaur-rahman ve evlijahush-shejtan.
6.El Furkan bejnel hakki vei batil.

Dhe vepra të tjera.

Ky personalitet i shquar, me ndjenja të pastra atdhetare, megjithëse në kushte të vështira shëndetësore (paralizë e pjesshme), mban kontakte të vazhdueshme me studentë shqiptarë, nga të gjitha viset, duke u dhënë shumë prej këtyre edhe mësime individuale apo në grupe, nën drejtimin e kualifikuar të tij. Në porositë dhe këshillat që jep Abdulkadri, e vë theksin në lidhjen e fjalës me veprën, në harmoninë e padiskutueshme të tyre, deri në shkrirje natyrore. Ai porositë pareshtur që shqiptarët të ruajnë moralin, nderin e tyre, idealin atdhetar e fetar.

Vdiq, nga një sulm në zemër, në mëngjes të ditës së premte, më 14 shevval 1425 h (27.11.2004), në Damask, në moshën 76 vjeç, të cilët i ka kaluar në mësim, mësimdhënie, studim dhe thirrje islame. Namazi i xhenazes iu fal në xhaminë “Zejnel Abidin” në lagjen el-Mejdan të Damaskut, pas namazit të xhumasë.

Burimi:
islam.mk

Must Read