BallinaAKIDESektet dhe FraksionetAkideja e sufistit Seid Nursi

Akideja e sufistit Seid Nursi


Akideja e sufistit Seid Nursi


Së pari: Seid Nursi shprehet se Aliut r.a. i zbret shpallje (referencat si me poshte).

Seid Nursiu thotë: “Ajo që po rradhis këtu është e shenjtë dhe askush nuk duhet ta shohë. Ajo duhet të jetë e diçka e fshehur për të tjerët.”

Kjo fjalë është shënuar në “Ndriçimin (shkëlqimin) e tetëmbëdhejtë në korespondencën e tridhejtë e një; shih: kerametetin e fshehtë që nënkupton nxënesit e Nursiut (nxënësit e dritës).

Këtu ia vlen të përmendim se ky shkëlqim i çuditshëm ka rëndësi në tri drejtime:

Drejtim i parë, që është edhe më e rëndësishmja: Ajo sqaron një mrekulli të fshehtë dhe të rëndësishme muhamedane që ende nuk është shfaqur. Ajo komenton në dy faqe një hadith prej dy rreshtash me fjalë gjithëpërfshirëse, i cili është një hadith që flet për disa të vërteta historike dhe është vula e dy shteteve të mëdha islame.

Drejtimi i dytë: Ajo tregon me dy fjalë për pranimin Aliut r.a. të shkronjave latine duke përmendur datën e përcaktuar dhe mënyrën sesi do të vihet në jetë, gjë e cila –sipas tyre- tregon për një argument të prerë për kerametet e evlijave.

Drejtimi i tretë: Meditimi dhe tregimi i disa udhëzimeve të dhëna nga Aliu r.a. drejtuar nxensëve të udhëzimeve të Nursiut (nxënësve të ditës) dhe propaganduesve të këtyre udhëzimeve. Aty flitet për zbritjen e Xhibrilit a.s. me një fletë ku ishte shkruajtur emri më i madh i Allahut (ismu a’adhami) mbi prehërin e Aliut r.a. në prezencën e Profetit a.s.. Aty thuhet se Ali r.a. ka thënë: “E pashë Xhibrilin a.s. me pamjen e yjeve të qiellit, dëgjova zërin e tij, e mora fletën dhe aty gjeta këta emra.” Aliu r.a. i përmendte këto emra duke e shoqëruar me përmendjen e disa ngjarjeve si një një shembull për mirësitë. Pastaj Aliu thoshte: “Nga fillimi i gjithësisë derisa ta bëhet Kiameti na janë bërë të qarta të gjitha dije dhe sekretet e rëndësishme. Kush dëshiron të pyesë, le të pyesë çfarë të dëshirojë dhe kush dyshon në fjalën tonë është i humbur.”

Shih referencat: “Rruga e besimit të fshehtë” – Shkëlqimi i tetëmbëdhjetë, “Resail Nur” e shoqëruar me nxjerrjen e referencave, “Bediu Zemani” e Nursiut, shtëpia Botuese Azia e re, Stamboll 1995, 2078-2079.

Shënim: Nëse Xhibrili i ka ardhur Aliut r.a. me një libër ose faqe, a nuk do të thotë kjo se Aliu është një Profet? Nëse në këtë libër do të gjendeshin të gjitha dijet dhe sekretet e rëndësishme që flasin që nga fillimi i gjithësisë dhe deri kur të bëhet Kijameti, a nuk do të thotë kjo se pozita e Aliut r.a. qëndron mbi pozitën e profetëve a.s., sepse një dije të tillë nuk e ka ditur askush nga profetët.

Prandaj themi se kjo është një shpifje që nuk ka kurrëfarë baze dhe kush e beson diçka të tillë nuk beson te vula e profetëve, Muhamedi a.s. dhe as tek Kurani Famëlartë, Libri i fundit qiellor që i zbriti Muhamnedit a.s.

Këtë shpifje Nursiu e shpifi në mënyrë që me dijen e kësaj të fshehtë ai konsiderohej si i shenjtë prej nxenësve nurxhi, siç e sqaruam më lartë.

Imam Ahmedi përcjell nga Aliu r.a se ka thënë: “Më thirri i dërguari i Allahut a.s. dhe më tha: “Tek ty shoh një shëmbull nga Isai. Atë e urryen çifutët derisa shpifën për nënën e tij. Atë e dëshën të krishterët derisa i dhanë një pozitë që nuk e kishte.” Prandaj – tha Aliu- prej meje do të shkatërohen dy njerëz: Dikush që me do dhe më ngjit atë që nuk e kam dhe dikush që më urren dhe që urretja ndaj e meje e çon derisa atyr sa të shpifë ndaj meje. Unë nuk jam profet dhe nuk më zbret shpallje, por unë punoj me librin e Allahut dhe sunetin e të dërguarit të Tij sa të mundem. Për aq kohë sa ju urdhëroj që t’i bindeni Allahut, atëherë e keni për detyrë që të më bindeni, deshët apo nuk deshët.” Musnedi i Imam Ahmedit 1/160.


Së dyti: Nursiu pretendon se evlijatë e dinë gajbin (të fshehtën).

Seid Nursiu pretendon se disa njerëz, siç është Aliu r.a. dhe Abdulakadër Xhelani e kanë njoftuar Nursiun para disa shekujsh me shumë gjëra nga gajbi. Dialogu i mëposhtëm sqaron edhe origjinën ku janë është bazuar korespondencat e Nurit (resail Nur):

Dikush i ka thënë Seid Nursiut se evlijatë e mëdhenj si është Abdulakadër Xhelani i dinë të fshehtat që lidhen me të shkuarën dhe me të ardhmen ashtu siç njohin të tashmen. Përse e njoftojnë atë për të shkuarën në mënyrë të prerë dhe të sigurtë dhe e njoftojnë për të ardhmen në mënyrë të tërthortë dhe jo të drejtëpërdrejtë?

Seid Nursiu në lidhje me këtë është përgjigjur: “Kalimi i tyre nga njoftimi i drejtëpërdrejtë drejt njoftimit të tërthortë dhe jo të drejtëpërdrejtë përfshihet në sjelljen e tyre të mirë, e cila i përshtatet pozitës së tyre robër në mënyrë që mos dalin jasht ndalimit të shenjtë që ka bërë Allahu i Madhëruar në ajetin: “Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk do ta dijë se kur do të ringjallet” (En-Neml, 65). Gjithashtu nga thënia e Allahut të Lartësuar: “Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt” (El Xhin; 26) për arsye se nijenti dhe dëshira nuk hyjnë fare në njohjen e të fshehtave që lidhen me të ardhmen. Po kështu të fshehtat nuk njihen me nijet dhe as më dëshirë.” (Seid Nursi, Rruga e besimit të fshehtë, Shkëlqimi i tetë, Shtepia Botuese Tenvir, Stamboll 1990, f 198).


Kritika:

Fjalës së lartëpërmendur te Seid Nursiut i drejtojmë pesë kritika:

1- Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit. Allahu nuk do t’ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di), por Allahu zgjedh kë të dojë nga të dërguarit e Tij. Besoni në Allahun dhe në të dërguarit e Tij! Nëse besoni dhe i frikësoheni Allahut, ju do të keni shpërblim të madh.” (Al Imran; 179).

Duke iu drejtuar Profetit të Tij, Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Unë nuk ju them se zotëroj thesaret e Allahut apo se e di të padukshmen dhe as nuk them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i verbri me atë që sheh? A s’po mendoni?” (El En’am; 50).

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen, do t’i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sjellës i lajmeve të mira për njerëzit që besojnë”. (A’raf; 188).

Kur Allahu i Lartësuar dëshiron që t’i shfaqë njerëzve disa çëshje të gajbit, Ai i shpall profetëve dhe të dërguarëve të Tij që t’ua sqarojnë vetë njerëzve ato. Allahu i Lartësuar thotë: “Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt, përveç të dërguarve që ka zgjedhur. Para dhe pas tyre Ai vë mbikqyrës (engjëj), në mënyrë që ta dijë nëse i përcjellin mesazhet e Zotit të tyre. Ai përfshin me dijen e Vet gjithçka që ata kanë dhe çdo gjë e ka llogaritur imtësisht.” (El Xhin, 26-28).

Në këtë mënyrë këto të dhëna dalin nga rrethi i të fshehtave dhe engjëjt vendosen të gjithë në mbështetje të profetëve në mënyrë që këta të fundit të mos kenë asnjë dyshim që dija që u ka ardhur është prej Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne nuk kemi sjellë para teje (o Muhamed) asnjë të dërguar e asnjë profet që djalli të mos i ndërhynte në leximin e tij (nga shpallja). Por Allahu e zhdukte ndërhyrjen e djallit dhe më pas i forconte shpalljet e Veta. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” (El Haxh; 52).

Në disa libra të tefsirit në lidhje me komentin e sures el En’am thuhet: “Nga Enes bin Maliku thotë se i dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Nuk më është zbritur ndonjë sure nga Kurani menjëherë, përveç sures El En’am. Shejtanët nuk mblidhën nga ndonjë sure ashtu siç mblidhen prej saj. Ajo i është dërguar Xhiblilit bashkë me pesëdhjetë engjëj ose pesëdhjetëmijë engjëj që e tërhiqnin dhe e rrethonin atë derisa ai (Xhibrili) e vendosi në gjoksin (zemrën) tim ashtu siç zë vend uji në një oaz. Allahu më ka forcuar mua dhe ju me të dhe pas saj nuk do të na poshtërojë kurrë. Në të (suren el En’am) hidhen poshtë pretendimet e idhujtarëve dhe aty gjendet premtimi i Allahut, të cilin Ai kurrë nuk do ta thyejë.” (Tefsiri i Raziut, 4/471).

Në këtë mënëyrë i dërguari i Allahut a.s. ishte mëse i sigurtë që se ai që ia kishte zbritur shpalljen ishte Xhibrili a.s. Gjithashtu ai ishte i sigurtë që shpallja nuk përzihej me ngacmimet e shejtanit. Prandaj është për t’u habitur sesi mund të argumentohesh për njohjen e të fshehtës nga evlijatë me një ajet kuranor që bën me dije mënyrën e zbritjen së shpalljes mbi të dërguarin e Allahut a.s.

3- Seid Nursiu, në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk do ta dijë se kur do të ringjallet” (En-Neml, 65) thotë: “Kjo është një ndalesë e shenjtë -pra ai thotë se kuptimi i ajetit është se- askujt nuk i lejohet që të nxjerrë një deklaratë për të ardhmen.”

Për këtë arsye, sipas mendimit të tij ky ajet nuk tregon se njohja e të fshehtës është e pamundur për të gjithë. Pra kështu e komenton Seid Nursiu ajetin kuranor, sipas dëshirave të tij duke u përjekur të gjejë të fshehtën. Në këtë mënyrë ai bën një krim karshi fesë që solli Muhamedi a.s. prej Allahut të Lartësuar. Seid Nursiu ose është i çmendur që nuk di asgjë, ose është aq tepër i zgjuar sa e ka marrë zgjuarsinë e tij prej shejtanit dhe në këtë mënyrë përpiqet që të thurre kurthe kundër fesë së vërtetë dhe muslimanëve. Këtë e vërteton ajo që bëjnë ndjekësit e tij me të ashtuquajturin “dialog ndërfetar” dhe me deklararimin e tyre se të gjithëpajtohen në fjalën “besova”. Kjo është e vërtetë, sepse të gjithë njerëzit pajtohen në fjalën “besova”, por ajo që ndryshon është se kujt i besojnë. Madje aq e ndyshme është kjo e fundit sa është e pamundur që të mes tyre. Ka prej tyre që bëjnë për zot një njeri, një tjetër adhuron lopën, ndërsa ne besojmë tek Allahu i Vetëm dhe i Pashoq. Të gjithë thonë “besova”.

5- Në këtë pikë do të rëndisim pretendimet që përmbëjnë pikat e mëposhtme:

Evlijatë e mëdhenj si Abdulkadër Xhelani e njohin të shkuarën dhe të ardhmen ashtu siç njohin të tashmen dëshmitarët akularë. Ai deklarohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë për të shkuarën dhe dekalarohen tërthorazi dhe me isharete në lidhje me të ardhmen, sepse po të deklaroheshin në mënyrë të drejtëpërdrejtë për të ardhmen ashtu siç bëjnë me të shkuarën do të kishin dalë nga edukata e tyre e mirë, e cila i përshtatet pozitës së tyre si robër karshi Allahu të Lartësuar. Në këtë mnëyrë ai tregohet i edukuar para Allahut të Lartësuar, edhe pse i bën karshillëk Allahut në lidhje njohjen e të fshehtës, gjë të cilën Allahu i Lartësuar e ka veçuar vetëm për Veten e Tij dhe askush nuk mund të jetë ortak me Të në këtë dije. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk do ta dijë se kur do të ringjallet” (En-Neml, 65).

Allahu i Lartësuar thotë: “Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt, përveç të dërguarve që ka zgjedhur. Para dhe pas tyre Ai vë mbikqyrës (engjëj), në mënyrë që ta dijë nëse i përcjellin mesazhet e Zotit të tyre. Ai përfshin me dijen e Vet gjithçka që ata kanë dhe çdo gjë e ka llogaritur imtësisht.” (El Xhin, 26-28).

Ata mund të shprehen se ata (evlijatë) veprojnë në këtë mënyrë (deklarohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë për të shkuarën dhe deklarohen tërthorazi dhe me isharete në lidhje me të ardhmen) në mënyrë që të bëhet e ditur se kjo vjen prej Allahut, sepse ndërhyrja e nijetit dhe dëshirës në të mund të nënkuptojë mosbindjen.

A është e mundur që Allahu i Lartësuar të thotë: “Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk do ta dijë se kur do të ringjallet” (En-Neml, 65) dhe pastaj Allahu të kundërshtojë atë që tha duke ia bërë të ditur gajbin disa njerëzve? Pastaj, këta njerëz nuk shohin asgjë të keqe që të deklarohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë për të shkuarën dhe të njoftojnë për atë që do të ndodhë në të ardhmen në mënyrë të tërthortë dhe me isharete që të kuptojë ai që kupton? Kërkojmë mbrojtjen e Allahut prej të tilla besimeve të devijuara.

O Allah, na e trego të vërtetën si të vërtetë dhe të kotën si të kotë dhe na largoje prej nesh atë, o Mëshirues i mëshiruesve.

Në librin e tij “Shkëlqyesi i dijetarëve” Seid Nursiu shprehet në faqen 29 me përkthimin e Hasan Kasem el Salihit: “Një nga bazat e rrënjosura është se nëse përplasen tesktet fetare me llogjikën, atëherë logjika konsiderohet boshti, kurse tekstet fetare interpretohen.”

Në faqen 30 të këtij libri ai shprehet: “E para: Shpallja e madhështisë së Krijuesit të Nderuar në përputhje me të tjerët. »

Në librin e tij “El Munadherat-Polemikat” ai bën thirrje për dashuri ndaj çifutëve dhe të krishterëve dhe bën thirrje që ata të mos thirren “o jobesimtarë”.

Seid Nursi ka shkruar një libër në të cilin ai sqaron shkaqet që e bënë atë të përfshinte edhe shkrimet e dy nxënësve të tij në librin “Korespondenca të errësirës” ku njëri prej tyre quhet Halusi, i cili njihet me emrin Halusi Jahja Kejl, një nga të parët që morën mësime nga mësuesi Seid Nursi në Barla. Një nga letrat e këtij sufisti Seid Nursiu e ka lavdëruar me të madhe në hyrjen e librit dhe më pas ai përmend letrën e tij Halusit ku thuhet: “Këmbngulja nga bujaria hyjnore dhe marrja e forcës nga shpirti i Profetit të nderuar.”

Në të njëjtin libër ai përmend korespondencat e nxënësit të tij dhe thotë: “Ju, o mësuesi im, i drejtoheni njeriut të hutuar të kësaj kohe në emër të Allahut të Lartësuar.”


Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com

Must Read