BallinaARTIKUJHadith dhe SunetAllahu e mëshiroftë atë njeri, i cili i fal katër rekate para(farzit...

Allahu e mëshiroftë atë njeri, i cili i fal katër rekate para(farzit të) ikindisë.

Sunetet para farzit të ikindisë

Prej cilësive të pasuesve të sunetit (ehlus sunneh) është se ata u dorëzohen argumenteve të Kuranit dhe Sunetit të vërtetë, ashtu siç i kuptuan të parët tanë të mirë (es selefus salih), larg pasimit me fanatizëm ndaj imamëve, që i nxori ky popull (umet) nga gjiri i vet. Ata çdo herë mundohen që sunetet e harruara t’i ringjallin e t’i vejnë në praktikë. Duke qenë të përkushtuar në këtë metodologji, ata i thërrasin edhe të tjerët në të me fjalë dhe vepër. E nuk ka dyshim se harrimi i suneteve gjatë shekujve ka ndodhur për shkak të injorancës dhe futjes së bidateve në fenë të cilën Allahu i Lartmadhëruar e përsosi dhe e kompletoi, i Cili nuk pranon fe tjetër nga njerëzimi dhe çdo gjë që i sajohet asaj (fesë), është e refuzuar.

Shejh Albani(Allahu e mëshiroftë) thotë: Prej shenjave që tregon se personi e do të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, është dhe pasimi që ai i bën atij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Kështu ngase çdo herë që muslimani e shton pasimin ndaj Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me këtë i shtohet dhe dashuria për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Dhe sa herë që shtohet dashuria për të sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, shtohet edhe pasimi ndaj tij. Të dyja këto (pasimi dhe dashuria) janë dy gjëra të lidhura (te pandara), njësoj siç është i lidhur besimi me veprat e mira.”

Transmetohet nga Ibën Umeri radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu e mëshiroftë atë njeri, i cili i fal katër rekate para(farzit të) ikindisë.”

Dijetari i madh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Është legjitime për çdo musliman dhe muslimane që para ikindisë të falë katër rekate, duke dhënë selam pas dy rekatesh. Kjo bazuar në fjalën e profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Allahu e mëshiroftë atë njeri, i cili i fal katër rekate para (farzit të) ikindisë.” (Imam Ahmedi në “El Musned”, Et Tirmidhij dhe Ebu Daudi. Hadithin e ka bërë të mirë (hasen) shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihu Sunneni Ebi Daud” (1/237).

Burimi:
Libri: ” Sunetet e harruara 1″

Must Read