BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirALLAHU ËSHTË I MËSHIRSHËM ME NE

ALLAHU ËSHTË I MËSHIRSHËM ME NE

ALLAHU ËSHTË I MËSHIRSHËM ME NE

Prej mëshirës së Tij, i Lartësuari nuk u ka dhënë mohuesve gjithçka që dëshirojnë prej kësaj dynjaje. Duke qenë se jakini i krijesave është i dobët dhe ata nuk e njohin realitetin e çështjeve, Allahu i madhëruar nuk u ka dhënë mohuesve çdo gjë që ata kërkojnë prej kësaj dynjaje. Nëse do ta bënte, atëherë besimtarët do të sprovoheshin shumë në fenë dhe në besimin e tyre kur të shihnin stolitë e mohuesve.

Thotë i Madhëruari: “E sikur të mos ishte për njerëzit, që priren drejt një besimi, Ne atyre që nuk e besojnë Mëshiruesin do t’ua bënim prej argjendi tavanet e shtëpive edhe shkallët mbi të cilat ata ngjiten, madje edhe dyert e shtëpive apo kolltukët mbi të cilët mbështeten, e shumë stoli të tjera. Por të jeni të sigurt se të gjitha këto nuk janë gjë tjetër, veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti yt është për të devotshmit.” Zuhruf 37 – 39.

Në këto ajete i Madhëruari thotë: “E sikur të mos ishte për njerëzit, që priren drejt një besimi, Ne atyre që nuk e besojnë Mëshiruesin do t’ua bënim prej argjendi tavanet e shtëpive…”

Allahu i Madhëruar na tregon se dynjaja nuk ka asnjë vlerë tek Ai. Sikur të mos ishte butësia dhe mëshira e Tij për adhuruesit e Tij të sinqertë, para së cilës Ai nuk vë asgjë, që ata të mos josheshin nga mirësitë e kësaj dynjaje, Ai do t’u jepte qafirëve pasuri të pallogaritshme të kësaj dynjaje, sikurse thotë më pas:

– “…edhe shkallët mbi të cilat ata ngjiten, madje edhe dyert e shtëpive apo kolltukët mbi të cilët mbështeten, e shumë stoli të tjera.”

Edhe shkallët, që i përdorin për të hipur në tarracat e shtëpive të tyre, do t’ua bënte prej argjendi. Pra, i Madhëruari do t’u jepte ç’të dëshironin. Por Ai nuk e bën këtë, nga mëshira e madhe dhe përkujdesi i Tij për të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij besimtarë, të cilët, nëse Zoti do t’u jepte qafirëve të tilla pasuri, kjo do t’i trazonte shpirtrat e tyre dhe do t’i tundonte për të shkuar drejt gjynaheve, mosbindjes dhe harresës së qëllimit kryesor pse janë krijuar, pra, të adhurimit të Allahut. Nga ana tjetër, kjo tregon se Allahu i Madhëruar mund t’i privojë besimtarët në përgjithësi ose ndonjë grup prej tyre, për t’i ndihmuar ata.

– “Por të jeni të sigurt se të gjitha këto nuk janë gjë tjetër, veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti yt është për të devotshmit.”

Dynjaja nuk vlen tek Allahu as sa një flatër mushkonje. Të gjitha stolitë e përmendura e shumë e shumë të tjera, janë thjesht pasuri të kësaj dynjaje, të cilat, gjithsesi, arrihen me lodhje e mundime, bashkë me frikën se një ditë do të përfundojnë. Prandaj le ta dinë mirë se ahireti është shumë më i mirë për të devotshmit, të cilët i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Zotit të tyre, duke ruajtur kufijtë e Tij. Ahireti është më i mirë për ta sepse mirësitë, bukuritë dhe kënaqësitë që do të përjetohen në të janë të plota në çdo aspekt dhe të përjetshme. Atje do të kenë gjithçka që e dëshiron shpirti i tyre dhe me të cilat kënaqen sytë e tyre. Atje do të jenë të freskët e të lumtur përgjithmonë, pa ndërprerje. Sa ndryshim të madh ka mes këtyre dy botëve dhe këtyre dy llojeve të mirësive!

Tefsiri i Sadit
Përktheu: Uthman Agolli

Must Read