BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeA e falë Allahu shirkun nëse njeriu pendohet prej tij?

A e falë Allahu shirkun nëse njeriu pendohet prej tij?

A e falë Allahu shirkun nëse njeriu pendohet prej tij?
Pyetje: A e falë All-llahu shirkun? Nese po, ju lutem më tregoni në lidhje me faljen e mëkatit të shirkut. Se un kam dëgjuar se shirkun All-llahu nuk e falë?!
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Thotë Allahu (azzevexhel): “Vërtetë Allahu nuk e falë (mëkatin) t’i përshkruhet shok Atij (shirkun), e pos këtij mëkati i falë kujt të do”. (Nisa, 48)
Nga ky ajet kuptohet se Allahu shirkun nuk ia falë askujt, nëse vepruesi i tij nuk pendohet tek Allahu. Ndërsa mëkatet tjera të cilat nuk arrijnë shkallën e shirkut, Allahu ia falë atij që do, edhe nëse ai nuk pendohet.
Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet. Ai është që falë shumë dhe është Mëshirues”. (Zumer – 53)
Në këtë ajet Allahu (azzevexhel) i nxitë njerëzit që t’i kthehen Atij dhe të pendohen, sepse Allahu është Ai që i falë të gjitha mëkatet, saqë edhe shirkun.
Gjithashtu në lidhje me pendimin prej shirkut, Allahu (azzevexhel) thotë: “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqiat ua shëndërron në të mira. Allahu është Mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Furkan – 68/70)
Pra, Allahu (azzevexhel) e falë shirkun nëse njeriu pendohet dhe largohet prej tij, ndërsa Allahu kurrë nuk e falë atë nëse vepruesi nuk pendohet prej tij.
Allahu e di më së miri.

Burimi:
Pyetje dhe Përgjigje
nga Hoxhë Omer Bajrami
Përmblodhi: Hetem Ibrahimi

Must Read