BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirAllahu është mbrojtësi i atyre që besojnë dhe që i frikësohen Atij

Allahu është mbrojtësi i atyre që besojnë dhe që i frikësohen Atij

Allahu i Lartësuar thotë:
“وَاللَّهُ وَلِيُّ الْمُتَّقِينَ”
” Allahu është Mbrojtës i atyre që i frikësohen Atij.” ( Xhathije, 19)

Muhamed El-Emin Esh-Shenkiti -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
“Allahu i Lartësuar na ka treguar në këtë ajet, se Ai është Mbrojtësi i të devotshmëve dhe i atyre që ndjekin urdhërat e Tij e që u largohen gjërave që Ai ka ndaluar.”

Dhe ka përmendur në një vend tjetër, se të devotshmit janë miqtë e Allahut, sepse ata e njësojnë me bindje dhe besim dhe Ai i mbron me mëshirën e Tij.
Për këtë në ajetin ku Allahu i Lartësuar thotë:
“أَلَا إِنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّهِ لَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُون”
“Padyshim miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar, as për t’u dëshpëruar.” (Junus, 62)

Pastaj ka sqaruar se  miqtë e Tij janë ata të cilët e besojnë dhe i frikësohen.
Allahu i Lartësuar thotë:
َ “الَّذِينَ آمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ”
” (Të tillë janë) ata që besojnë dhe që i frikësohen (Allahut)”. (Junus, 63)

Gjithashtu ka thënë:
“إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَالَّذِينَ آمَنُوا الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ رَاكِعُونَ”
“Miku juaj është vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë, që falin namazin dhe që e japin zekatin me përulësi “(El-Maide, 55)

Gjithahtu ka thënë:
“اللَّهُ وَلِيُّ الَّذِينَ آمَنُوا يُخْرِجُهُم مِّنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ “
” Allahu është mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë.” (El-Bekare, 257)
Dhe ka thënë:
“ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ مَوْلَى الَّذِينَ آمَنُوا وَأَنَّ الْكَافِرِينَ لَا مَوْلَىٰ لَهُمْ”
” Kjo për shkak se Allahu është mbrojtës i atyre që besojnë, kurse për mohuesit nuk ka mbrojtës.” (Muhamed, 11) 

Në një ajet tjetër ka thënë:
“إِنَّ وَلِيِّيَ اللَّهُ الَّذِي نَزَّلَ الْكِتَابَ ۖ وَهُوَ يَتَوَلَّى الصَّالِحِينَ”
” Në të vërtetë, mbrojtësi im është Allahu, i Cili ka zbritur Librin dhe kujdeset për të mirët.” (El-Earaf)

Gjithashtu ka thënë:
“قَالُوا سُبْحَانَكَ أَنتَ وَلِيُّنَا مِن دُونِهِم ۖ بَلْ كَانُوا يَعْبُدُونَ الْجِنَّ ۖ أَكْثَرُهُم بِهِم مُّؤْمِنُون”
“Ata do të thonë: ” Qofsh i Lavdëruar Ti, o Zoti ynë! Ti je Mbrojtësi ynë, jo ata. Ata adhurojnë xhinët dhe shumica e mohuesve u besonin atyre.” (Es-sebe, 41)

/Mesofenetende

Must Read