BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirAllahu i Madhëruar e ka krahasuar dunjanë me ujin! - Pse?!

Allahu i Madhëruar e ka krahasuar dunjanë me ujin! – Pse?!

Allahu i Lartësuar thotë:

وَاضْرِبْ لَهُم مَّثَلَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاءٍ أَنزَلْنَاهُ مِنَ السَّمَاءِ فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الْأَرْضِ فَأَصْبَحَ هَشِيمًا تَذْرُوهُ الرِّيَاحُ ۗ وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ مُّقْتَدِرًا
“Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji. Ne e lëshojmë nga qielli, bimesia në tokë përziet me të, por pastaj bëhet si bari i thatë të cilën e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”(El-Keh’f, 45)

Imam Kurtubiu -Allahu e mëshiroftë, në tefsirin e tij thotë:

Disa të urtë kanë thënë:

Allahu i Madhëruar e ka krahasuar dunjanë me ujin:

1- Sepse uji nuk qëndron në një gjendje, kështu edhe dynjaja nuk qëndron në një gjendje të vetme.
2- Sepse uji ecen dhe nuk qëndron, kështu edhe dynjaja shkaterohet dhe  nuk mbetet gjë në të.
3- Sepse uji, nëse hyn dikush në të nuk shpëton pa u lagur, kështu edhe dynjaja  nuk shpëton askush prej sprovës dhe dëmeve të saj.
4- Sepse ujin nëse e hedh me sasi të caktuar  është i dobishëm për mbjellje, por po e shtove sasine e ujit bëhet i dëmshëm dhe shkatërues. Kështu edhe dynjaja, mjaftueshmeria prej saj është e dobishme, ndërsa teprica e saj është e dëmshme.

/Mesofenetende

Must Read