ALLAHU NUK KA FËMIJË
Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim
O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe
për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu – Isai, i biri i Merjemes,
është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka
dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini
Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”!
Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot
– qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë.
E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton
për rregullimin e gjithësisë.81
Mesihu nuk do ta përbuzte kurrë që të ishte rob i Allahut,
as edhe engjëjt më të afërm. Ata që e shpërfillin dhe e nënçmojnë
me arrogancë adhurimin ndaj Tij, Allahu do t’i sjellë të gjithë
para Vetes. (En-Nisa : 171-172)
—
Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu,
i biri i Merjemes!” Thuaj: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse
Ai dëshiron ta zhdukë Mesihun, të birin e Merjemes dhe nënën e
tij, si dhe gjithçka që gjendet në Tokë?” Vetëm Allahut i takon
sundimi i qiejve, Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Ai
krijon çfarë të dojë dhe është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Hebrenjtë dhe të krishterët thonë: “Ne jemi bijtë e Allahut
dhe të dashurit e Tij”. Thuaj: “Atëherë, përse Ai ju dënon për
shkak të gjynaheve tuaja? Jo! Ju jeni njerëz nga ata që Ai ka krijuar.
Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Vetëm Allahut i përket
sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre.
Dhe vetëm tek Ai kthehen të gjithë. (El-Maide : 17-18)
—
Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu,
i biri i Merjemes!”, sepse vetë Mesihu ka thënë: “O bijtë e Izraelit,
adhuroni Allahun, që është Zoti im dhe Zoti juaj! Sigurisht, atij
që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë
Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka
ndihmës.
Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është njëri
prej Trinisë!” Nuk ka veçse një Zot të Vetëm të vërtetë! Nëse
nuk heqin dorë nga ato që thonë, patjetër që jobesimtarët nga
mesi i tyre do t’i godasë një dënim i dhembshëm.
Përse ata nuk kthehen me pendesë tek Allahu e t’i kërkojnë
falje Atij?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë!
Mesihu, i biri i Merjemes, është vetëm një i dërguar. Edhe
para tij kanë kaluar të dërguar. Nëna e tij përherë ka qenë e
drejtë. Që të dy, hanin ushqim. Shiko si ua shpjegojmë atyre
shpalljet tona dhe shih si largohen nga e Vërteta! (El-Maide : 72-75)
—
Pastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): “O Isa, i
biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve: “Adhuromëni mua
dhe nënën time si zota krahas Allahut”?! Isai do të thotë: “Qofsh
i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për
të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti
me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk
e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.
Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke
urdhëruar Ti: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!”
Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe,
qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je
Dëshmitar për çdo gjë.
Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me
të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti. (E-Maide : 116-118)
—
Idhujtarët i shohin xhindet si ortakë të Allahut, ndërkohë që
Ai i ka krijuar ata. Me padituri, i kanë veshur Atij djem e vajza. I
lavdëruar qoftë Ai dhe i lartësuar mbi gjthçka që ia veshin ata!
Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai
fëmijë, ndërkohë që nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë
dhe është i Dijshëm për çdo gjë
Ky është Allahu, Zoti juaj. S’ka zot tjetër të vërtetë përveç
Tij, Krijuesit të çdo gjëje, andaj adhuroni vetëm Atë! Ai është
Mbikëqyrës i çdo gjëje!
Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që
Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di
çdo gjë. (El-Enam 100:103)
—
Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”, të krishterët
thonë: “Mesihu është i biri i Allahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga
goja e tyre, i imitojnë fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm. I
vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!
Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe
murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që
janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk
ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka
që ia shoqërojnë (në adhurim). (Et-Teube : 30-31)
—
Ata thonë: “Allahu ka një bir”. Qoftë i lartësuar Ai! Ai
është i Vetëmjaftueshëm, s’ka nevojë për asgjë. Atij i përket
gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ju nuk keni asnjë provë
për atë që thoni. Pse thoni për Allahun atë që nuk e dini?! (Junus : 68)
—
Thuaj: “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk
ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të
ketë nevojë për ndihmës” dhe madhëroje Atë, duke ngritur lart
madhështinë Tij!” (El-Isra : 111)
—
si dhe për të paralajmëruar ata që thonë: “Allahu ka një bir”.
Ata nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, as etërit e tyre. Sa fjalë
e rëndë është ajo që del nga goja e tyre! Ata flasin vetëm gënjeshtra. (El-Kehf : 4-5)
—
Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur fëmijën. Ata i
thanë: “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme!
O motra e Harunit!186 Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as
nëna jote nuk ka qenë grua e shthurur.”
Ajo bëri me shenjë nga i biri. Ata thanë: “Si t’i flasim ne
fëmijës që është në djep?”
Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë
Librin (Ungjillin), më ka bërë profet
dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. Ai më ka porositur
që të falem e të jap zeqat sa të jem gjallë
dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të
ashpër dhe të padëgjueshëm.
Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, në ditën që kam lindur,
në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!”
Ky është Isai, i biri i Merjemes. Kjo është fjala e vërtetë, për
të cilën ata dyshojnë dhe diskutojnë. (Merjem : 27-34)
—
Allahu nuk ka mbetur të marrë dikë për bir. Qoftë i lavdëruar
Ai! Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të “Bëhu!” dhe ajo
bëhet.
(Isai tha): “Vërtet, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj; andaj
adhuroni vetëm Atë! Kjo është udha e drejtë”. (Merjem : 35-36)
—
Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”.
Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme!
Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e
malet sa s’rrëzohen të thërrmuar,
ngaqë ata i veshin një bir të Gjithëmëshirshmit.
Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të
ketë një bir.
S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë si
rob para të Gjithëmëshirshmit. (Merjem : 88-93)
—
Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka për Vete një bir (prej
engjëjve)”. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar! Jo, ata (engjëjt)
janë robër të nderuar. (El-Enbija : 26)
—
Allahu nuk ka zgjedhur për Vete ndonjë bir dhe përveç Atij
s’ka asnjë zot tjetër, përndryshe çdo zot do të merrte atë që ka
krijuar dhe do të ngriheshin njëri mbi tjetrin. Qoftë i lartësuar Ai
nga shpifjet e tyre!217
Ai di të padukshmen dhe atë që shihet. Ai është shumë lart
mbi zotat që ia quajnë Atij për shok! (El-Enbija : 91-92)
—
Sunduesi i qiejve dhe i Tokës, i Cili nuk ka bir e nuk ka ortak
në pushtet; i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!
E megjithatë ata229 adhurojnë në vend të Tij zota, të cilët nuk
krijojnë asgjë e që vetë janë të krijuar, që nuk zotërojnë për veten
as dëm e as dobi e që nuk janë në gjendje të japin as vdekjen, as
jetën e as që të ringjallin. (El-Furkan : 2-3)
—
Sikur të donte Allahu të merrte një bir, Ai do të zgjidhte kë të
pëlqente prej krijesave të Veta. Qoftë i lartësuar Ai nga kjo gjë!
Ai është Allahu, i Vetmi dhe Ngadhënjimtari! (Ez-Zummer : 4)
—
Thuaju(o Muhamed): “Sikur i Gjithëmëshirshmi të kishte
bir, Unë do të isha i pari që do ta adhuroja atë!
Qoftë i lartësuar Zoti i qiejve dhe i Tokës, Zoti i Fronit, nga
ajo çfarë i veshin Atij! (Ez-Zuhruf : 81-82)
—
Qoftë lartësuar Madhëria e Zotit tonë! Ai nuk ka zgjedhur as
bashkëshorte, as bir.
Por disa të marrë nga ne flisnin gënjeshtra për Allahun, (E-Xhinn : 3-4)
—
Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!
Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në
amshim.
Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.
Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” (El-Ihlas : 1-4)
Burimi: www.islamifejaevertete.com