BallinaAKTUALETë ndryshme“Amnesty International” kërkon që Bushi të arrestohet

“Amnesty International” kërkon që Bushi të arrestohet


“Amnesty International” kërkon që Bushi të arrestohet

 

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut “Amnesty International” kërkon sërish arrestimin e ish-presidentit të SHBA-ve, George W Bush, për shkelje të të drejtave të njeriut dhe torturave të kryera ndaj të dyshuarve për terrorizëm.

“Amnesty International” bëri të ditur se rasti më i mirë është pikërisht vizita e tij në Etiopi, Tanzani dhe Zambia.

Ish-presidenti Bush mbërriti sot në Lusaka mes thirrjeve të kësaj organizate për arrestimin e tij. Gjatë këtij udhëtimi që ka për qëllim rritjen e vetëdijes për çështjet shëndetësore, Bush do të vizitojë klinikat e SIDA-s dhe një spital për kurimin e kancerit.

Në kohën që ishte president, në vitet 2001- 2009, Bush autorizoi përdorimin e disa metodave dhe teknikave hetimi, të cilat konsiderohen tortura nga “Amnesty International” dhe grupe të tjera të të drejtave të njeriut.

Në muajin shkurt të këtij viti, Bush anuloi një vizitë në Zvicër për shkak të kërcënimit se mund të arrestohej.

Must Read