BallinaAKTUALETë ndryshmeAmnesty International: Muslimanët diskriminohen në Evropë

Amnesty International: Muslimanët diskriminohen në Evropë


Amnesty International: Muslimanët diskriminohen në Evropë

Amnesty International thotë se myslimanëve në vendet evropiane në vazhdimësi iu mohohen mundësitë e punësimit dhe të arsimit për shkak të diskriminimit të gjerë kulturor dhe fetar kundër tyre.

Raporti i publikuar të martën, shqyrton jetën e myslimanëve në Francë, Belgjikë, Spanjë dhe Holandë.
Në të thuhet se ndividët të cilët mbajnë veshje specifike si shamitë në kokë, apo simbole të tjera të lidhura me islamin, kanë më pak sukses në gjetjen e punës për shkak të qasjes paragjykuese dhe mosndëshkimit ligjor në këto shtete evropiane.
Marko Perolini, autori i raportit, tha se opinioni dominues në shumë vende evropiane është se “myslimanët janë në rregull për aq kohë sa ata nuk janë shumë të dukshëm.”
Grupi i të drejtave të njeriut iu bën thirrje qeverive që të zbatojnë ligjet ekzistuese të Bashkimit Evropian kundër diskriminimit dhe të sfidojnë stereotipet negative myslimane./BS/kohaislame

Must Read