BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiAskush nuk e mbartë fajin apo barrën e tjetrit

Askush nuk e mbartë fajin apo barrën e tjetrit

Allahu i Madhëruar thotë: “…dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit.” (Enam, 164)
Ky ajet i Kuranit është një nga themelet bazë të drejtësisë.
Allahu i madhëruar thotë se njerëzit do të shpërblehen sipas punës së tyre. Kush punon mirë, atë do të gjejë, e kush punon keq, atë do ta gjej dhe askush nuk mbart fajin apo barrën e tjetrit, për sa kohë ai nuk është fajtor apo pjesëmarrës në gabim. Ndëshkohet sipas ligjit vetëm ai që është fajtor.
Ky ajet është përsëritur pesë herë në Kuran dhe ka ardhur me një fjalë precize الوزر – uizr që nga ana gjuhësore do të thotë: çka mbart njeriu mbi shpinë.
Po ashtu, është shprehur gjynahu me emrin uizr sepse ai konsiderohet i rëndë për besimtarin. Ai nuk mund të mbart mbi shpatulla fajin apo gabimin e tjetërkujt.
Ky rregull nuk është veçori e umetit islam, por është i përgjithshëm tek të gjithë popujt ku ka pasur profet, siç është përmendur në ajetet e sures En Nexhm:33,40.
Drejtësia, ky simbol i mbarëvajtjes së shoqërive dhe popujve, nuk mund të ngrihet pa ketë rregull madhështor ku askush nuk dënohet padrejtësisht dhe nuk mbart fajin dhe mëkatin e tjetërkujt.

Referenca: “50 rregulla kuranore për veten dhe jetën”
Dr. Umer bin Abdullah el Mukbil
Përzgjodhi dhe përshtati: Alban Puka
Burimijetes.info

Must Read