BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiPorosi që na ndihmojnë në ruajtjen e kohës

Porosi që na ndihmojnë në ruajtjen e kohës

Mjete që të ndihmojnë në ruajtjen e kohës
1- Llogaria e vetvetes
Kjo vepër është mjeti më i mirë që i ndihmon besimtarit në shfrytëzimin e kohës në respekte ndaj All-llahut [subhanehu ve teala], është metodë e burrave të mirë dhe rrugë e njerëzve të devotshëm. Llogarit vetveten dhe për çdo ditë pyete: sot çka ke bërë? Në çfarë veprash e ke kaluar ditën? A i ke shtuar veprat e mira ose i ke shtuar mëkatet?
2- Edukimi i vetvetes në ambicje të lartë
Ai që edukon vetveten në vepra të larta dhe largim nga veprat e ulta, pa dyshim se do të kujdeset që ta shfrytëzojë kohën maksimalisht, kurse ai që ka ambicje të lartë, pa dyshim se nuk kënaqet me vepra të vogla, kurse detyrat vijnë sipas vullnetit.
Poeti thotë:
إذا ما عَلا المرءُ رام العلا ويقنعُ بالدُّونِ من كان دُونَا
Kur të ngritet njeriu kërkon lartësinë
Kënaqet me të ultën ai që është u ulët
3- Shoqërimi i njerëzve që e ruajnë kohën e tyre
Shoqërimi i njerëzve të tillë dh epërzierja me ta, kujdesi që të jesh sa ma afër tyre dhe ti keshë shembëlltyrë, të ndihmon në shfrytëzimin e kohës, të forcon shpirtin që ta shfrytëzosh kohën e jetës në vepra të mira. All-llahu e mëshiorftë ate që ka thënë:
إذا كنتَ في قومٍ فصاحِب خِيارَهم ولا تصحبِ الأردى فتردى مع الرَّدِي
عن المرءِ لا تَسَلْ وسَلْ عن قرينهِ فــكلُّ قـــريــنٍ بــــــالمقـــــــــارَن يــقتــــــدِي
Nëse jeton me një popull, shoqëro të zgjedhurit e tyre
Mos shoqëro të poshtrin e bëhesh i poshtër
Mos pyet për një njeri, por pyet për shokun e tij
Sepse shoku shokut i ngjet
4- Njohja e gjendjes së selefit me kohën
Njohja e gjendjes së tyre dhe leximi i jetëpërshkrimit të tyre, pa dyshim se i ndihmon shumë muslimanit në shfrytëzimin e mirë të kohës. Ata njerëz janë njerëzit që më së miri e kanë kuptuar vlerën e kohës dhe rëndësinë e jetës. Ata kanë dhënë shembullin më të mirë në shfrytëzimin e minutave të jetës dhe shfrytëzimin e çasteve në respekte ndaj All-llahut [subhanehu ve teala].
5- Llojllojshmëri e veprave me të cilat shfrytëzohet koha
Sepse shpirti sipas natyrës së vet shpejt mërzitet dhe ikë nga një gjë e përsëritur, nadaj llojllojshmëria e veprave e ndihmon shpirtin në shfrytëzimin e kohës maksimalisht.
6- Kuptimi se ajo kohë që kalon nuk kthehet më
Secila ditë që kalon, secila orë që ikë, secili moment që përfundon, nuk ka mundësi të kthehet, andaj edhe nuk ka mundësi të kompenzohet. Kjo është domethënja e fjalës së Hasan basriut i cili ka thënë:
“ما من يوم يمرُّ على ابن آدم إلا وهو يقول : يا ابن آدم، أنا يوم جديد، وعلى عملك شهيد، وإذا ذهبت عنك لم أرجع إليك، فقدِّم ما شئت تجده بين يديك، وأخِّر ما شئت فلن يعود إليك أبداً” .
“Çdo ditë që i vjen birit të Ademit i thotë: biri i Ademit, unë jam ditë e re, dëshmitar për veprat tuaja, nëse shkoj kurrë nuk kthehem, vepro çka të dëshirosh do ta gjeshë para vehtes, le pas dore çka të dëshirosh, dije se kurrë nuk do të kthehet”.
7- Përkujto vdekjen dhe momentin e dhënjes së shpirtit
Kur të niset njeriu të largohet nga dunjaja dhe të drejtohet nga ahireti, do të shpreson që ti jipet një çik kohë që të përmirësojë atë qe e ka prishur, të bëjë atë që e ka lërë pa bë, mirëpo kot e ka, i ka përfunduar koha e punës dhe i ka ardhur koha e llogarisë dhe shpërblimit. Andaj përkujtimi i këtij realiteti e bënë njeriun të kujdesshëm në shfrytëzimin e kohës në gjëra që e kënaqin All-llahun [subhanehu ve teala].
8- Largohu nga shoqërimi i njerëzve që humbin kohën kot
Shoqërimi i njerëzve përtac dhe përzierja me ata që e humbin kohën kot, është derdhje e energjisë pa vend dhe humbje e kohës. Fundi i fundit njeriu krahasohet me shokun e vet, andaj Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:
“اعتبروا الرجل بمن يصاحب، فإنما يصاحب الرجل من هو مثله” .
“Kosideroni njeriun me shokun e vet, sepse njeriu e shoqëron të ngjajshmin me vetveten”.
9- Përkujto pyetjen për kohën në Ditën e Kijametit
Atë ditë kur do të qëndron njeriu para Zotit të vet, atë ditë të vështirë dhe kur do të pyetet për kohën dhe jetën e tij, si e ka kalaur, ku e ka harxhuar dhe në çka e ka shfrytëzuar?
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
لا تزول قدم عبد يوم القيامة حتى يُسأل عن أربع خصال : عن عمره فيم أفناه، وعن شبابه فيم أبلاه، و عن ماله من أين اكتسبه وفيم أنفقه، وعن علمه ماذا عمل فيه(( [ رواه الترمذي وحسنه الألباني ] .
“Nuk do ti lëvizin këmbët birit të ademit në Ditën e Gjykimit derisa nuk pyetet për katër gjëra: për jetën ku e ka harxhuar, për rininë, ku e ka kaluar, për pasurinë, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar dhe për diturinë, çka ka vepruar me te”. (hadithi është hasen, transmeton Tirmidhiu).
Përkujtimi i këtij momenti të ndihmon në kujdesin ndaj kohës dhe shfrytëzimin e sajë në gjëra që e kënaqin All-llahun [subhanehu ve teala].

Hoxhë Bekir Halimi

Must Read