I NJOHIN POR I MOHOJNË
Allahu i Lartësuar thotë:
“Ata i njohin mirësitë e Allahut, por pastaj i mohojnë, se shumica e tyre janë jobesimtarë.”(Nahl, 83)
Kuptimi i ajetit
Ata i njohin mirësitë e Allahut dhe i dinë se këto mirësi janë nga Allahu i Lartësuar, por pastaj i mohojnë ato (mirësi) me atë që bëjnë prej veprimeve të tyre të shëmtuara, si:
-adhurimi i dikujt tjetër përveç Allahut me fjalët e tyre të kota, kur thonë: ato (mirësitë) janë prej Allahut, por ato vijnë nëpërmjet ndërmjetësimit të idhujve.
-dhe thonë: ato (mirësi) i trashëguam nga baballarët tanë.
-gjithashtu ata nuk i përdorën këto mirësi në atë që kënaqet Allahu, as nuk i shpenzuan në atë që i urdhëron Allahu.
Është thënë se këtu është fjala për mirësinë e dërgimit të të Dërguarit tonë, Muhamedit -alejhi salatu ue selam- sepse ata e njohën atë dhe pastaj e mohuan. Dhe shumica e tyre janë jobesimtarë.
Burimi:
Tefsiri i Ibn Kethirit, Surja Nahl, 83.
Burimijetes.info