BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunBëhu prej atyre që e falin namazin e sabahut gjithsesi

Bëhu prej atyre që e falin namazin e sabahut gjithsesi

Bëhu prej atyre që e falin namazin e sabahut gjithsesi

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar (nga engjëjt).” (Kurani, 17:78)

THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi (alejhi selatu ue selam) ,ka thënë: “Ai që e fal sabahun, e ka garancinë e Allahut.” [E SHËNON MUSLIMI.]

URTËSI
Hasen el Basriu thoshte: “O biri i Ademit! Në qoftë se e nënvlerëson namazin, cila çështje e fesë të qenka e rëndësishme?!”

DILEMË
Jam zemërmirë, ndaj nuk kam pse falem (!)
I Dërguari i Allahut, Muhamedi (alejhi selatu ue selam) ,na ka treguar se, për çdo mëkat që bën njeriu, i vendoset nga një njollë e zezë në zemër… Atëherë, si mund të jetë zemërbardhë ai që së paku pesë herë në ditë e zezon zemrën e tij duke mos u falur, përkatësisht mëkaton ndaj Allahut?!

KËSHILLË
Bëhu prej atyre që e falin sabahun, në mënyrë që ta fitosh garancinë e Allahut, dhe kurrë mos e nënvlerëso namazin, sepse ai është shtylla e fesë.

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read