BallinaPraktikaHaxhiUrtësitë e haxhit dhe ndikimi i tij në shpirt

Urtësitë e haxhit dhe ndikimi i tij në shpirt

Urtësitë e haxhit dhe ndikimi i tij në shpirt

Në kryerjen e riteve te Haxhit ka dobi dhe urtësi te shumta, dhe kush bekohet për kuptimin dhe veprimin sipas tyre, ai është bekuar për një te mire te madhe.
Udhëtimi i njeriut për kryerjen e haxhit përkujton udhëtimin për tek Allahu ne Ahiret, dhe sikur qe ne udhëtim njeriu ndahet nga te dashurit dhe duhet te ketë furnizim qe e dërgon deri ne haxh, po kështu na jeta ndahet prej te afërmëve dhe duhet te beje vepra te mira për përgatitjen për këtë udhëtim. Thotë Allahu:
” وتزودوا فإن خير الزاد التقوى
Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria”. (Bekare, 197)
Sikur qe udhëtimi ne këtë bote është një lloj ndëshkimi, po ashtu edhe udhëtimi për ne boten tjetër është ndëshkim, madje edhe shume me i madh. Njeriu para vetes ka vdekjen, varrin, ringjalljen, llogarinë, peshoren, siratin e pastaj ose Xhennetin ose Xhehennemin. I lumtur është ai, qe e shpëtoi Allahu.
Kur haxhiu vesh pelerinën e bardhe ai përkujton qefinin e tij, me te cilin do te mbështillet. Kjo fton ne lënien dhe braktisjen e mëkateve ngase sikur qe zhvishet nga rrobat e tij ai duhet te zhvishet po kështu nga mëkatet. Ai sikur qe vesh dy rroba te bardha te pastra po kështu edhe zemra dhe gjymtyrët e tij duhet te jene te pastra nga njollat e mëkateve.
Kur te thotë njeriu ne mikat (vendi ku haxhiu vesh pelerinën dhe bën nijjetin): ” لبيك اللهم لبيك (Lebejke Allahumme Lebbejke – Te përgjigjem o Allah te përgjigjem)”, ai shpreh gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur Allahut, Zotit te tij dhe ai, assesi, me këtë përgjigje qe ia bën Allahut, nuk mendon te vazhdoje ne mëkate. Ai sikur thotë: Te përgjigjem o Zot dhe nuk shkel ndalesat Tua!
Braktisja e gjerave te ndaluara gjate kohës sa është ne Ihram dhe përkujtimi i shpeshte i Allahut muslimanit ia përkujton gjendjen ne te cilën ai duhet te jete. Kjo është një lloj edukate për te dhe mësim i shpirtit me këtë gjë, qe duhet te jete rutine e tij. Ai e ushtron shpirtin e tij për t’i braktisur edhe gjerat e lejuara, te cilat Allahu ia ndaloi atij ne këtë vend ndërsa ia lejoi pas këtij vendi. Ai derisa mësohet t’iu largohet edhe gjerave te lejuara, gjithsesi se gjerave te ndaluara qe ndalohen si ne këtë vend po ashtu edhe ne vendet tjera dhe si ne kohe te haxhit po ashtu edhe ne kohe te tjera, do t’iu largohet madje me më shume lehtësi.
Hyrja ne Qabe, e cila është bere strehim dhe siguri për njerëzit, muslimanit ia përkujton sigurinë qe do ta ketë ne Ditën e Kiametit. Ajo qe me se shumti njeriut ia garanton sigurinë është besimi i sinqerte ne Allahun dhe shmangia politeizmit apo çfarëdo forme te pabesimit. Thotë Allahu:
” الذين آمنوا ولم يلبسوا إيمانهم بظلم أولئك لهم الأمن وهم مهتدون
Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”. (En’am, 82)
Puthja e gurit te zi (haxheru’l esvedit), qe shënon fillimin e kryerjeve te ritualit te haxhit, haxhiun e përgatit ne zbatimin e sunnetit-traditës se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam dhe mos shkeljen e parimeve te fesë, vetëm pse mendja e tij nuk pranon me atë gjë. Ai e di-mësohet se çdo gjë qe e ka urdhëruar Allahu për njerëzit ka një urtësi dhe te mire.
Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, ne lidhje me puthjen e gurit te zi kishte thënë:
” إني أعلم أنك حجر لا تضر ولا تنفع ولولا أني رأيت النبي صلى الله عليه وسلم يقبِّلُك ما قبلتك
Unë e di se ti je guri, qe nuk bën dem dhe as dobi, por sikur te mos e shihja Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam duke te puthur nuk do te puthja”. (Transmetim unanim)
Gjate Tavafit (silljes rreth Qabese) njeriu përkujton babain e tij, Ibrahimin, alejhi’s selam, i cili e ndërtoi Qaben dhe ftoi për vizitën e saj. Këtë shtëpi e vizituan Musai, Junusi, isai, Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, madje edhe vuri bazat dhe parimet e shëndosha te vizitës se saj, te zhveshura nga çdo forme politeizmi.
Pirja e ujit te Zemzemit njeriut ia përkujton begatitë e Allahut dhuruar njerëzve, te cilin e pine miliona njerëz prej mijëra vitesh dhe ende nuk është thare.
Sa’ji (ecja e shpejte) ne mes Safasë dhe Merves haxhiut ia përkujton sprovimin e Haxheres, nënës se Ismailit dhe gruas se Ibrahimit, alejhimu’s selam. Nëse kjo grua ka duruar dhe është strehuar tek Allahu gjate sprovës se saj andaj edhe njeriu, e sidomos mashkulli, duhet ta beje këtë. Burri përkujton përpjekjen e kësaj gruaje te ndershme e kështu i lehtësohet problemi, te cilin e vuan, ndërsa gruaja përkujton një paraardhëse te saj, te gjinisë se saj, dhe kështu behet me e forte ne përballimin e problemeve.
Qëndrimi ne Arafat njeriut ia përkujton kallaballëkun e krijesave ne Ditën e Tubimit, dhe nëse haxhiu lodhet nga tollovia e me se shumti tre milion njerëzve atëherë si do te jete gjendja e tij ne ditën kur tubohen te gjitha krijesat e kësaj toke.
Në gjuajtjen e gurëve njeriu e mëson vetveten për adhurim absolute, ngase ai edhe nëse nuk e di urtësinë e hedhjes se gurëve dhe edhe nëse nuk mund t’i lidhe dispozitat për shkaqet e tyre (pse kjo kështu e ajo ashtu), ai megjithatë i kryen ato dhe kjo shpreh adhurimin absolute për Allahun e Madhëruar.
Therja e Kurbanit njeriut ia përkujton ndodhinë historike te Ibrahimit me Ismalin, alejhima’s selam, i cili shprehu gatishmërinë e tij për ta therur te birin, Ismailin, pas ëndrrës qe kishte pare. Kjo tregon se njeriun nuk duhet ta kap butësia apo dhembshuria e te mos e zbatoj urdhrin e Allahut. Kjo ndodhi historike poashtu njeriut ia mëson edhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur urdhrit te Allahut siç bëri Ismaili, alejhi’s selam:
” يا أبت افعل ما تؤمر ستجدني إن شاء الله من الصابرين
O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”. (Saffat, 102)
Kur haxhiu te lirohet nga Ihrami dhe i lejohen gjërat e ndaluara gjate ihramit, ai bindet për shpërblimin e durimit dhe se pas çdo vështirësie vie lehtësimi.
Kur t’i kryeje dispozitat sipas parimeve fetare, atëherë ai e lut Allahun qe t’ia fale te gjitha mëkatet, siç ka premtuar Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
” مَن حج لله فلم يرفث ولم يفسق رجع كيوم ولدته أمه
Kush kryen haxhin për Allahun dhe nuk bën marrëdhënie seksuale (gjate kohës sa është ne Ihram) dhe nuk shkel dispozitat, kthehet (nga haxhi i pastër prej mëkateve) sikur atë dite kur e ka lindur nena”. (Buhariu dhe Muslimi) Kjo për haxhiun hap një faqe te re te jete se tij, te pastër nga mëkatet dhe gjynahet.
Kur te kthehet ne shtëpi dhe te takohet me familjen e te gëzohet shume, kjo ia përkujton gëzimin e madh qe do ta ketë kur te takohet me ta ne Xhennet. Ai me këtë bindet se humbje do te thotë humbja ne ahiret, siç thotë Allahu:
” قل إن الخاسرين الذين خسروا أنفسهم وأهليهم يوم القيامة ألا ذلك هو الخسران المبين
Thuaj: “Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë”. (Zumer, 15)
E lusim Allahun qe ten a bekoje për adhurimin e Tij, për vizitën e shtëpisë se Tij dhe kryerjen e te gjitha urdhëresave tjera fetare.
Përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tone, Muhammedin, familjen dhe shokët!

Must Read