BallinaAKIDETeuhidBesimi i Ehlus-Sunnetit sa i përket Emrave dhe Atributeve të Allahut

Besimi i Ehlus-Sunnetit sa i përket Emrave dhe Atributeve të Allahut

Besimi i Ehlus-Sunnetit sa i përket Emrave dhe Atributeve të Allahut

 

Imam Muhammed bin Salih el-Uthejmin

 

Besimi i Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit sa i përket Emrave dhe Atributeve të Allahut është pohimi i asaj të cilën Allahu e ka pohuar për veten e tij nga Emrat dhe Atributet e Tij, pa(duke përjashtuar):

 

1) Tehrif-in (ndryshimi/shtrembërimi i një Emri apo një Atributi të Allahut ndryshe nga kuptimi i tij i vërtetë; Për shembull, nga Allahu tek el-Lati, dhe el-Aziz tek el-Uzzeh);

2) Te’til(Mohimi i disa apo të gjithë Emrat dhe Atributet e Allahut);

3) Tekjif (Të pyeturit me “Në ç’mënyrë” (është një emër apo atribut i Allahut); Për shembull, Në ç’mënyrë zbret Allahu, etj.?);

4) Temthil (Zbatimi i ngjashmërisë ndërmjet Emrave dhe Atributeve të Allahut me ato të krijimtarisë së Tij).

 

Dhe dallimi ndërmjet një Emri dhe një Atributi, është ajo se një Emër është ai të cilin Allahu e ka emërtuar vetën e Tij; dhe një Atribut është ai me të cilin Allahu e ka përshkruar Vetën e Tij. Dhe ndërmjet tyre ka dallim të qartë.

Pra, një emër është ai çfarë konsiderohet Emër i Allahut (Subhanehu ve Te’ala), (dhe) i cili përfshin një Atribut.

Andaj, pohimi i një Emri kërkon pohimin e një Atributi. Për shembull:

El-Gafur (Ai që fal shumë) është një Emër, dhe (pohimi i tij) kërkon (pohimin) e Atributit të Magfiretit (Faljes);

Er-Rahim (Mëshirëploti) është një Emër dhe (pohimi i tij) kërkon pohimin e Rahmetit (Mëshirës).

Por, pohimi i një Atributi nuk kërkon pohimin e një Emri. Për shembull: El-Kelam (të Folurit) nuk kërkon pohimin e Emrit el-Mutekel-lim (Folësi) për Allahun.

Andaj, duke u bazuar në këto, Emrat janë më të gjerë (në kuptim), meqenëse secili Emër përfshin një Atribut, megjithatë, secili Atribut nuk përfshin një Emër.

 

Referenca: Muhammed bin Salih el-Uthejmin, Fatava Erkani-l-Islam – Faqe 73, Fetvaja Nr. 30

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read