BallinaPraktikaHaxhiBraktisja e Haxhit

Braktisja e Haxhit

 

Braktisja e Haxhit

 


Rrëfehet se Omer ibnul Hattab – Allahu qoftë i kënaqur me të!- ka thënë:

Kam konsideruar dërgimin e njerëzve në regjione të ndryshme për të kontrolluar të gjithë ata të cilët janë të pasur, por nuk e kanë kryer Haxhin, dhe t’u ngarkohet Xhizja (tatim ndaj Ehli-Kitabëve në Shtetin Islam) mbi ta; Ata nuk janë muslimanë, ata nuk janë muslimanë.

Njashtu, rrëfehet se ai ka thënë:

Nëse njerëzit do ta braktisnin Haxhin, ne do t’i luftonim ata sikurse i luftojmë për namaz dhe zekat.

Gjithashtu, rrëfehet se ai ka thënë:

Cilido i cili vdes, duke qenë mirë ekonomikisht, por që nuk e ka kryer asnjëherë Haxhin, le të vdes si hebre nëse dëshiron apo si i krishterë.

Rrëfehet se El-Eswed bin Hilal –Allahu pastë mëshirë për të!- t’i ketë thënë një robi të liruar të quajtur Miklas:

Nëse vdes dhe kurrë nuk e ke kryer Haxhin, nuk do të falem mbi ty (Namazin e Xhenazes).

Rrëfehet se Se’id ibn Xhubejr –Allahu pastë mëshirë për të!- ka thënë:

Nëse ndonjë fqinj i imi do të vdiste pa kryer ndonjëherë Haxhin, duke qenë i pasur, nuk do të falesha për të (Namazin e Xhenazes).

Rrëfehet nga Muxhahid bin Rumiu se ka thënë:

E pyeta Se’id ibn Xhubejrin, Abdurrahman bin Ebi Lejlan dhe Ibn Ma’kalin (Abdullah el-Muzeniun) rreth një njeriu i cili ka vdekur, duke qenë mirë ekonomikisht, por, që kurrë nuk e ka kryer haxhin. Ibn Ebi Lejla tha: “Shpresoj që farefisi më i afërt ta kryej Haxhin për të…” Se’id ibn Xhubejri tha: “Zjarri, Zjarri.” Abdullah ibn Me’kal tha: “Ai ka vdekur në një gjendje të mosbindjes(mëkatit) ndaj Allahut.”

 

Përkthim

Referenca: El-Khalâl, El-Sunnah 5:43-47, artikujt 1572-1576.

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read