BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiBurimi i të gjitha gjynaheve!

Burimi i të gjitha gjynaheve!

Burimi i gjynaheve

Gjynahet dhe gabimet burojnë nga:

1. Mendjemadhësia; kështu veproi Iblisi i mallkuar.

2. Lakmia; është ajo e cila e nxori Ademin nga xheneti.

3. Xhelozia; njëri nga bijtë e Ademit vrau vëllanë.

Ai i cili ruhet nga këto tre burime gjynahesh i është ruajtur të keqes: kufri vjen nga mendjemadhësia, gjynahu nga lakmia dhe padrejtësia nga xhelozia.

Shtyllat e kufrit janë katër:

1. Mendjemadhësia;

2. Xhelozia;

3. Hidhërimi;

4. Epshi.

Mendjemadhësia e pengon nënshtrimin, xhelozia pengon pranimin e këshillës, hidhërimi e pengon drejtësinë dhe epshi pengon ibadetin (adhurimin e Allahut).

Kur shkatërrohet shtylla e mendjemadhësisë lehtësohet për robin nënshtrimi.

Kur shembet shtylla e xhelozisë lehtësohet pranimi i këshillës.

Kur shembet shtylla e hidhërimit lehtësohet përulësia dhe drejtësia.

Kur shembet shtylla e epshit lehtësohet durimi, ndershmëria dhe adhurimi.

Shembja dhe eliminimi i kodrave do të ishte më i letë, prej atyre që janë sprovuar, se sa largimi i këtyre katrave,.

Po kur këto menaxhojnë zemrën, atëherë e sheh të pavërtetën në pamjen e të vërtetës dhe të vërtetën me pamjen e të pavërtetës, të mirën në formën e të keqes dhe të keqen në formën e të mirës, e afron afër dynjanë dhe e largon ahiretin.

Marrë nga libri “Kisatul-iltizam”

nga Muhamed H. Jakubi

Përktheu: Ulvi Fejzullahu

Must Read