BallinaPraktikaNamaziKur dy rekatet sunet vlejnë më shumë se kjo botë dhe ç'ka...

Kur dy rekatet sunet vlejnë më shumë se kjo botë dhe ç’ka në të

Kur dy rekatet sunet vlejnë më shumë se kjo botë dhe ç’ka në të

AJET KURANOR:
Allahu i Madhërishëm thotë: “Faleni namazin dhe jepeni zekatin! Çfarëdo të mire që të bëni për shpirtin tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Në të vërtetë, Ai sheh mirë gjithçka që bëni.” (Kurani, 2:110)

THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Dy rekatet e namazit të sabahut janë më të dobishme se kjo botë dhe ç’ka në të.” [E SHËNON MUSLIMI.]

URTËSI
Hasen el Basriu thoshte: “Namazi është puna më e mirë. Andaj, kush të dojë, le ta shtojë, e, kush të dojë, le ta pakësojë.”

DILEMË
Nuk mund ta lë gjumin për të falur namazin (!)
Kur është fjala për punë, njeriu e lë gjumin dhe fare nuk ankohet. Ndërkaq, për namaz ankohet, ndonëse namazi nuk merr shumë kohë. Andaj, le ta shkurtojë gjumin së paku ca minuta, që ta kryejë detyrën e vet ndaj Krijuesit, i Cili i ka dhuruar çdo mirësi.

KËSHILLË
Kur dy rekatet sunet të namazit të sabahut vlejnë më shumë se kjo botë dhe ç’ka në të, atëherë paramendoje çfarë vlere të madhe ka namazi farz (i detyrueshëm)!

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read