BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhSi e pranoi Islamin një vajzë që e kërkonte të vërtetën?!

Si e pranoi Islamin një vajzë që e kërkonte të vërtetën?!

Si e pranoi Islamin një vajzë që e kërkonte të vërtetën

Quhem Sheron. Jam amerikane dhe jetoj në Teksas. Kur isha e vogël, më kishin mësuar të adhuroj Zotin në situata të veçanta, siç janë Kërshëndellat dhe DITA E NDIHMES. Ne shkonim në kishë, por nuk ishim aq shumë të dhënë pas saj, ashtu që ajo të ndikojë në jetën tonë. A nuk janë të padëshiruar dhe a nuk u duhet terapi njerëzve të cilët e bazojnë jetën e tyre rreth Zotit? Kështu pra, kjo ishte mënyra jonë e jetës dhe derisa unë hyra në moshën e pubertetit familja ime ishte shumë e kënaqur me këtë jetë.
Unë doja të dija pse Zoti më ka krijuar, por askush nuk mundte të më jepte përgjigje të saktë. Të jetojmë këtë jetë, pse? Për të pasur një shtëpi, veturë dhe 2-3 fëmijë mua nuk më dukeshte arsye e shëndoshë. Prandaj dëshiroja të bëj diçka të mrekullueshme që t’i jipja kuptim jetës sime dhe që çdokush të më kujtonte. Kur kuptova se shumë pak kujdesem për atë se si të tjerët mendojnë për mua, vendosa të bëj diçka, por nuk kisha motive të larta. Vendosa të ha, të pi dhe të jem e gëzuar sepse qëllim më të madh nuk kisha. Ju kushtova argëtimeve dhe pata sukses në të.
Prindërit e shpallën këtë si Dita e Ndihmës dhe filluan ta nxjerrin dhe lexojnë ndihmën e vetme të tyre – Biblën. Erdha në përfundim se ishte koha që unë të mëvehtësohem sepse prindërit nuk e kuptonin të drejtën time të argëtimit dhe ndonjëherë ishin shumë të mërzitshëm. I mora 5 dollarë dhe shkova të jetoj në një shoqëri të hipikëve. Jeta ishte për mua thjesht një argëtim. Por kur erdhi koha e Kërshendellave ndjeva keqardhje për prindërit, prandaj u ktheva në shtëpi.
Pas kësaj prindërit përgatitën një befasi, zgjodhën Shkollën Krishtere të Reformimit. Së shpejti më bënë gati dhe më nisën për në rrugë. Arrita para dyerve të kësaj shkolle për vajza të devijuara dhe më çuan në një zyre për të takuar evangjelistin që udhëhiqte këtë shkollë. “Si quhesh?” – më pyeti me butësi duke ma zgjatur dorën. I tregova emrin dhe i zgjata edhe unë dorën, kurse ai më tha: “Mos ma zgjat ti mua dorën si hipikët! Ne së shpejti do ta largojmë djallin prej teje!”. Pjesën tjetër të ditës ma treguan dhomën, shtratin tim dhe rregullat e shkollës. Dritaret ishin të rrethuar me hekura.
Kishte radio emitim biblik në ora 5 të mëngjesit. Pas çdo ore mësimi kishte 15 minuta mësim të Biblës, pastaj prapë mësim biblik, pastaj edhe më shumë radio emitim biblik dhe në fund 2 orë larje dhe përgatitje për nesër. E dija qysh në 10 minutat e para se do të përpiqem të ik në mundësinë e parë që do të më jepej. Të nesërmen i kërceva telat dhe ika. E ndala një veturë, vozitësi i së cilës ishte i panjohur, por për fatin tim të keq, ai kishte qenë njëri prej atyre punëtorëve të tmerrshëm të shkollës. Kuptova se ati ishte i gjatë rreth 2 metra, njeri i moshës mesatare. Më pyeti se si quhem. Në atë moment isha e tërbuar dhe iu përgjigja me “Ju a flitni me Zotin?”. Ai tha: “Po, shumë shpesh”. Unë atëherë i thashë: “Atëherë pse nuk e pyetni atë si quhem?”. Isha ashpër e rrahur me rrip të zi nga një njeri 24 vjeçar, i cili donte ta kënaqë Krishtin duke më vënë mua në rrugë të drejtë. Unë aspak nuk i afrova mundësinë të më sheh duke qarë.
Duket e pabesuar por unë i falënderohem shumë këtyre ngjarjeve sepse ato më nxitën që të interesohem për kishën e vërtetë të Krishtit, pasi që isha e bindur se kjo që njerëzit më tregonin nuk ishte e vërteta.
U detyrova ta lexoj Biblën dhe e lexova, por jo për ta, por për vete. Fillova, pra vetë ta kërkoj të vërtetën. E luta Jezusin të më shpëtojë dhe të hyjë në zemrën time. Pas gjithë kësaj puna duheshte të shkoj në rregull, por nuk ndodhi ashtu.
Të gjithë më thonin se do të shkoja në parajsë, POR NË RADHË TË PARË, PSE ISHA E KRIJUAR? DHE O ZOT, PSE NUK MË LEJON QË UNË TË TREGOJ PROBLEMET E MIA, PSE DUHET QË TA BËJ KËTË NËPËRMJET JEZUSIT? JEZUSI ËSHTË I MREKULLUESHËM, POR MUA TI MË DUHESH.
Më në fund më liruan nga shkolla dhe më sollën në shtëpinë e dashur të familjes sime. Në shtëpi hanin mish derri dhe ajo më shqetësonte. U tregova se Bibla thotë se mishi i derrit është i ndaluar (“Ligji i përtërirë”)*. Ata u befasuan shumë dhe më thanë se isha bërë fanatike dhe se çdoherë nuk duhet kushtuar kujdes çka thotë Zoti. Prindërit më lutën që të gjeja një vend tjetër për të jetuar. Isha 15 vjeçare. Hulumtoja pas mësimeve të pastërta të Jezusit dhe e dija se besimi në të nuk është i mjaftueshëm. Më duheshin udhëzime dhe përgjigje të pyetjeve të mia. Jetoja një jetë të vetmuar edhe pse rreth meje kishte shumë njerëz. Shkoja në shumë kisha gjithmonë duke kërkuar të vërtetën. Asnjëherë nuk e kam konsideruar Islamin si zgjidhje ngase priftërinjtë krishterë veç na e patën tërhequr vërejtjen nga ATA MUSLIMANË, duke na thënë se ATA TË DETYROJNË NË FENË E TYRE. Të gjitha gënjeshtrat që më kanë treguar rreth Islamit kanë ndikuar që unë mos ta vë atë bile as në listën e mundësive të përgjigjeve dhe udhëzimeve.
Predikuesit tregojnë përralla të gjata rreth Islamit, por ata nuk kanë ndikim në planet e Allahut.
E lexoja Biblën me vite të tëra sepse dëshiroja të jem e sigurtë cilin religjion krishter duhej ta pranoja. Kisha dëgjuar nga shumë klerikë duke pohuar se ishin të udhëzuar nga Shpirti i Shenjtë, por ata të gjithë na mësonin doktrina të ndryshme.
Erdha në përfundim se çdokush mund të thotë pothuaj gjithçka dhe ta shpallë atë si mësim biblik, dhe e kuptova pse, ngaqë gjeta kundërthënie dhe gabime të shumta.
Bibla bashkëkohore ishte e mbledhur dhe e përpiluar në shekullin XVI. Ajo ishte e mbikqyrur nga Mbreti Xhejms i cili në atë kohë kishte kontroll mbi kishat.
Librat e Biblës që ne i kemi sot janë libra që janë në pajtim me interpretimin e shkencëtarëve të shkollës së caktuar të mendimit. Kapitujt të cilët ata kanë paraparë se nuk e shprehin pikëpamjen e tyre, nuk i kanë përfshirë në Bibël dhe i kanë shpallur si të pavërteta. Njeriu i thjeshtë asnjëherë nuk i ka shikuar këta kapituj, sepse pyetjet rreth zemrës së tij kanë qenë të gjykuara nga këshilli kishtar që kishte ndikim nga politika qeveritare. Më në fund i ngrita duart dhe u dorëzova për shkak të këtyre vargjeve biblike :
“Dhe, vërtetë, shih pse ai e sprovoi personalisht vuajtjen, është në gjendje t’u ndihmojë atyre që janë në sprovë” (Letra drejtuar Hebrenjve 2:18). “Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: Rabbi, e dimë se ti je Mësues që erdhi prej Hyjit, sepse askush s’mund t’i bëjë këto mrekulli, që i bën ti, po qe se Hyji nuk është me ty” (GJONI 3:2). “Çka lind prej mishit, mish është, e çka lind prej Shpirtit, shpirt është” (GJONI 3:6). “Ai nuk ishte Drita, por për të dëshmuar Dritën” (GJONI 1:8). “Ai u përgjigj: Unë jam i dërguar vetëm te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit (Ai nuk thotë se ka qenë i dërguar për gjithë njerëzimin)” (MATEU 15:24). “Ai iu përgjigj: Përse më pyet për të mirën? Sepse vetëm Njëri është i mirë! Por nëse do të hysh në jetë, zbatoj urdhërat!” (MATEU 19:17).
Më kanë thënë se Zoti çdoherë ka ekzistuar dhe asnjëherë nuk është krijuar, mirëpo për Jezusin na kanë treguar se është krijuar, dhe atë në vargjet : ” por Atë që qe përulur për pak kohë më poshtë se engjëjt, Jezusin, e shohim të kurorëzuar me lavdi e nder për arsye të vdekjes që pësoi që kështu, për hir të Hyjit, vdekja e shijuar prej tij të jetë në dobinë e të gjithë njerëzve” (Letra drejtuar HEBRENJ!VE 2:9). “Por, nëqoftëse ti do ta qortosh bakeqin e ai nuk do të kthehet prej paudhësisë së vet dhe nga sjellja e tij e mbrapshtë, ai vetë do të vdesë në mbrapshtinë e vet, kurse ti do ta shpëtosh jetën tënde” (Profecia e EZEKIELIT 3:19). “Kerubinët i hapën krahët e vet ndër sy të mi e u ngritën nga toka, në hyrje të derës së Shtëpisë së Zotit, në lindje. Lavdia e Zotit të Izraelit ishte mbi ta” (Profecia e EZEKIELIT 10:19). “Dëgjo, Izrael! Zoti, Hyji ynë, është një Zot i vetëm!” ( Ligji i përtrirë 6:4). “E pra unë thashë: Ju jeni zota, bij të Tejetlartit të gjithë!” (Psalmet 82:6). “I cili, edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të” (Letra drejtuar Filipianëve 2:6). “Unë asgjë s’mund të bëj prej vetvetes; si dëgjoj ashtu gjykoj, dhe gjykimi është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e atij që më dërgoi” ( Ungjilli sipas Gjonit 5:30). “Jezusi u përgjigj: Po ta kishit Hyjin Atë, do të më donit edhe mua, sepse unë prej Hyjit dola dhe erdha, nuk erdha prej vetvetes, por Ai më dërgoi” ( Ungjilli sipas Gjonit 8:42), DHE LISTA VAZHDON … … VAZHDON.
Mos po çuditeni pse unë pas gjithë kësaj isha e habitur?
Me këtë u binda se Zoti më urren pasi që nuk më lejon ta zbuloj të vërtetën. Në këtë periudhë një vajzë që e njihja më dërgoi një broshurë në lidhje me Islamin. Ajo ishte amerikane, ashtu si unë. Më vinte shumë keq për të sepse isha shumë e sigurtë se ajo ishte mendjelehtë dhe bashkëshorti i saj arab e ka mashtruar që ajo ta pranojë Islamin. E hapa broshurën me qëllim që të lexojë gjërat e çmendura të muslimanëve e që pastaj të qeshem me ta. Në broshurë shkruante: “MENDO SHUMË ME KUJDES RRETH TRINITETIT”.
Unë çdoherë kam hasur në arab të dehur dhe muslimanë që nuk e praktikojnë fenë e vet. Ata njerëz ishin shumë të pavlefshëm. Unë do t’ju thoja atyre : “Shikoni se si jeni, JU as nuk mund të besoni në fenë tuaj e ku më të praktikoni atë”. Por djaloshi që kishte shkruar këtë broshurë ishte një lloj tjetër i arabëve. Ndala leximin nga mesi i broshurës sepse kuptova se AI E DIN TË VËRTETËN! Nuk mund të besoj në këtë! Zoti ua ka dhënë të vërtetën muslimanëve! Ata janë arabë! Unë nuk jam arabe! Kjo është katastrofë! Unë nuk mund të bëhem muslimane, ngase të gjithë që i njoh i urrejnë muslimanët! Do të duhet të vishem si ata gratë dhe ta lë ngjyrën time të dashur. O Zot, si mund të ma bësh këtë? Në atë rast mendova se do të mund të luaj një lojë me Zotin… Në realitet, ata mund të mos e kenë të vërtetën dhe unë nuk jam aq e sigurtë se ata e kanë të vërtetën, kështu që unë thjesht do të harrojë në gjithë këtë që lexova.
Qysh nga mosha 15 vjeçare isha duke jetuar vetë, kurse tani i kisha 26 vjet. Isha e vetmuar. I lutesha Zotit të më dërgojë një bashkëshort. E lutja për njeri religjioz (e kisha fjalën për të krishterë). I dhashë Zotit premtim solemn se do të martohesha me njeriun e parë që do të më kërkonte. Atë do ta kuptoja si shenjë se Zoti më është përgjigjur në lutjen. Allahu çdoherë mi ka pranuar lutjet e mia. Njeriu i parë që kërkoi të martohet me mua ishte palestinez. Ai kishte dy gjëra që unë nuk doja t’i posedojë mashkulli: ishte arab dhe e dyta ai ishte musliman. Sidoqoftë, ai dallohej nga të gjithë meshkujt që i kisha takuar gjatë jetës sime. Ai nuk pinte. U ankova te Zoti, ngase isha e bindur se Zoti më kishte dërguar arab musliman sepse më urrente. U hidhërova në Zotin, por pranova të martohem me këtë njeri pasi që formova bindje se Zoti nuk do të më ndihmojë më. Mirëpo, për befasi unë mbeta shumë e habitur nga e kaluara e këtij muslimani (duhet të pranoj kjo ishte dashuri në shikim të parë). Gjëja më e çuditshme ishte se më dukej se ai i dinte të gjitha përgjigjet që më duheshin. Kjo qe hera e parë kur ndjeva se një person tjetër më do mua. U martuam. Martesa jonë qe e tmerrshme. I thashë atij që asnjëherë të mos diskutojë me mua për fenë e tij dhe ai vërtet nuk diskutonte. Në fillim vuante shumë për shkak meje. Një natë solli për mua Kur’anin famëlartë e fisnik. Ma dorëzoi duke më shpjeguar se ishte libër i shenjtë dhe se mund ta lexoja po të doja. Përgjigja ime qe: “Pse ta lexoj? Lere aty se nuk e dua”. Prita derisa ai ra në shtrat dhe e zuri gjumi. U luta: “O Zot, më trego nëse ky libër është i vërtetë ose jo. Nëse është i vërtetë do ta pranojë e nëse nuk është më trego”.
E hapa Kur’anin dhe lexova :
“Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi(çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur(në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
Ai që e mësoi njeriun të shkruajë me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte” (Kur’an:96:1-5).
Ndjeva një emocion të ri. E hapa librin në një vend tjetër. Këtu lexova:
“Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje(Qabes) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë(Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhuruar libri,** ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E Allahut nuk mund t’i fshihet ajo që veprojnë ata” (Kur’an:2:144).
Përnjëherë u bëra e vetëdijshme se për herë të parë isha duke prekur diçka shumë të shenjtë. E dija se në dorë i kisha fjalët e Zotit. Atëherë, për herë të parë kuptova se Zoti nuk më ka urrejtur, sepse Ai më la të gjej mrekullinë. Ndjeja LUMTURI. E gjeta pasurinë! Më në fund e gjeta të vërtetën! Pastaj u turpërova se kisha qenë arrogante ndaj Krijuesit, Allahut të Gjithmëshirshëm. E dija se më ishte dhënë mëshirë, sepse e gjeta të vërtetën kur më nuk po e kërkoja. Allahu e solli mëshirën e tij te një vajzë e mjerë. Ndejta në trans një kohë duke iu gëzuar pasurisë së gjetur. Ishte ora 4 e mëngjesit. Pse të mërzitem për këtë?! Unë gjeta mrekulli. Shpejtova ta zgjoj bashkëshortin tim. “I dashur! Zgjohu! Duhet të të tregoj diçka që ti nuk e di!”. Ai u zgjua dhe tha: “Duhet të shkoj në punë nesër, çka do të më thuash?”. “Librin që ma dhe është mrekulli nga Zoti! Pse ju djelmosha nuk thirrni në këtë libër nga majat e maleve!” Burri im buzëqeshi dhe tha: “Çdo ajet (varg) është mrekulli në vete, por secili nuk do të dijë për këtë.”
Tash ne kemi 5 fëmijë nga 15 vjet martesë. Islami është mënyra ime e jetës. Tash kur ndonjë i verbuar nga errësira më pyet mua pse e vë shaminë në kokën time, unë buzëqeshi dhe bëj durim. Njëherë edhe unë isha ajo arrogante e verbuar. Unë e kuptoj nga cili rreth vijnë ata, POR NUK DUA TË KTHEHEM ATJE. Ju ndoshta nuk do të besoni, por:
NUK KA ZOT TJETËR PËRVEÇ ALLAHUT, MUHAMMEDI ËSHTË I DËRGUARI I TIJ.
* Mos hani asgjë që është e papastër! Këto janë kafshët që mund ti hani: kau, delja e dhia, kaprolli, suta, dreri, dhia e egër, antilopa, bualli dhe dhia e shkëmbinjëve. Çdo bagëti ndër kafshët që kanë thundrën e ndarë në dy pjesë plotësisht dhe ripërtypen, hajeni. Nuk bën ti hani ato që, njëmend përtypen, por nuk e kanë thundrën të ndarë, siç janë: deveja, lepuri, gjeri, sepse përtypen, por nuk e kanë thundrën të ndarë; le të jenë të papastra për ju. Edhe derri, megjithëse e ka thundrën të ndarë, por nuk ripërtypet, le të jetë për ju i papastër. Mos ua hani mishin e as mos ua prekni kufomat (Ligji i përtrirë 14:3-8) (Shënim i përkthyesit).
** Atyre që u është dhuruar libri – bëhet fjalë për të krishterët dhe jehuditë (Shënim i përkthyesit).

Burimi:
albislam.com
përktheu: Arben Idrizi,

Must Read