Ç’mendoni ju?

 

Ç’mendoni ju?


Pyetja:

Një filozof thotë se kjo jetë është shumë e shkurtër dhe unë i thashë profesoreshës time se jeta e njeriut ka ardhur duke u zvogëluar dhe i thashë se një Profet ka jetuar 950 vjet, e kam fjalën për Nuhun a.s., dhe prej atëherë e gjer tashti shohim se ka ardhur duke u zvogëluar. Më tha se kush e argumenton këtë gjë dhe ku shkruhet kjo gjë. I thashë disa gjëra, por nuk e binda. Ç’mendoni ju?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sipas asaj që vërtetohet në Islam, kuptojmë se mosha e popujve të lashtë ishte më e gjatë se mosha e njerëzve sot. Kështu që vërtetohet se ata kanë jetuar me qindra vite. Edhe populli i Nuhut është nga ata që jetonin shumë, në bazë të asaj që përmendet në Kuran shohim se jeta e tyre arrinte një shekull e më tepër. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata njëmijë pa pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi” (Ankebut, 14). Allahu e di më së miri!


Alaudin Abazi

21.12.2008

Burimi: http://www.klubikulturor.com

www.IslamiFejaeVertete.com

Must Read