BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeÇ’të bëj në këtë rast?

Ç’të bëj në këtë rast?

Ç’të bëj në këtë rast?

Pyetja:
Një motër ka pas probleme me menstruacione. I kanë ardhur 5 apo 6 ditë para kohës që i vijnë zakonisht dhe i kanë ardhur para mesditës dhe kjo s’ka falur as drekën, as ikindinë, pasi me menstruacione nuk lejohet të falesh. Në kohën e akshamit ka parë se s’ka më gjakderdhje dhe ka menduar që ka patur ndonjë problem tjetër, jo menstruacione. Është pastruar dhe është falur, ndërsa të nesërmen në mëngjes ka parë gjak në ngjyrë të kaftë dhe ka rënë në dilemë se a janë menstruacione apo ndonjë çrregullim, edhe pse ka ndjerë dhimbje sikurse të menstruacioneve. Ç’të bëj në këtë rast?

Përgjigja:
Motër e nderuar!
Ajo që përse i kanë ardhur motrës tënde menstruacionet para kohës është e mundur dhe nuk ka ndonjë problem ashtu si nuk ka problem edhe nëse vonohen ato. Nëse themi se mund të jetë istihada, atëherë gjaku i istihadës dallon nga ai i mentruacioneve, pasi gjaku i menstruacioneve është më i trashë, është më i zi, ka erë, etj. Gjithashtu, ju në mesazh theksoni se ajo i ka ndier dhimbjet e zakonshme që femra i ndien gjatë ciklit menstrual, gjë që vërteton se këto ishin menstruacione. Prandaj ajo që nga ai moment e lë namazin deri në përfundimin e tyre.
Kurse, sa i përket çështjes së ndërprejes së gjakderdhjes gjatë kësaj periudhe, siç e sqaroni në mesazh. Është e mundur që gjatë ditëve të mentruacioneve gjakderdhja të ndërpritet në disa orë apo edhe një ditë të tërë, pastaj ato të rikthehen, në këtë kohë femra konsiderohet se është në periudhën e menstruacioneve, nuk pastrohet dhe nuk falet, pasi ajo duhet të presë ditët e caktuara që zakonisht i vijnë menstruacionet, pesë ditë apo gjashtë, më shumë apo më pak, varet nga ajo sa është e zakonshme kjo te motra juaj.

Alaudin Abazi
02.01.2006
Burimi: klubikulturor.com
www.islamifejaevertete.com

Must Read