BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiÇdo të premte pastrohu, vishu bukur dhe fale namazin e xhumasë

Çdo të premte pastrohu, vishu bukur dhe fale namazin e xhumasë

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!” (Kurani, 62:9)

THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Atij që lahet (tërësisht – merr gusël), pastaj shkon për ta falur namazin e xhumasë dhe falet aq sa i është caktuar të falet, dëgjon me vëmendje hytben derisa të mbarojë, mandej falet pas imamit, do t’i falen mëkatet e bëra mes dy xhumave dhe të tri ditëve pas tyre.” [E SHËNON MUSLIMI.]

URTËSI
Euzaiu thoshte: “Nuk duhet dëgjuar prindi nëse urdhëron të lihet namazi i xhumasë ose namazi me xhemat.”

DILEMË
Do të falem pasi ta mësoj namazin (!)
Fillo të falesh që tani, e mos bjer në kurthet e shejtanit! Falu, qoftë edhe duke shikuar në ndonjë libër ose letër në të cilën sqarohet mënyra e faljes, derisa të mësohesh.

KËSHILLË
Çdo të premte pastrohu tërësisht, vish rroba të bukura, shko në xhami për të falur namazin e xhumasë dhe dëgjoje hytben me kujdes, që të fitosh faljen e të Gjithëmëshirshmit!0

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read