BallinaPraktikaFikhuDisa gjëra që nuk lejohet shitja e tyre në Islam

Disa gjëra që nuk lejohet shitja e tyre në Islam

Gjërat të cilat nuk lejohet shitja e tyre:

01 – Alkooli: Aisha (radijAllahu ‘anha) thotë: Kur zbritën disa ajete nga fundi i sures Bekare doli i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tha: “U ndalua tregtia e alkoolit.” [Muttefekun alejhi]

02 – E ngordhura, derri dhe idhujt: Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në çlirimin e Mekës të thotë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e ka bërë haram shitjen e alkoolit, të ngordhurën, derrin dhe idhujt.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut! Po dhjamin e të ngordhurës, sepse me të lyhen anijet, fërkohen lëkurat e kofshëve dhe e hanë njerëzit në mëngjes?” Ai tha: “Jo, ai është haram” Dhe tha i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në atë cast: “Allahu i vraftë çifutët! Kur Allahu ua ndaloi atyre dhjamin e të ngordhurës ata e zbukuruan atë, pastaj e shitën dhe hëngrën çmimin e tij!” [Muttefekun alejhi]

03 – Qeni: “Transmetohet nga Ibnu Mes’ud el-ensari (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka bërë të ndaluar shitjen e qenit, paret e imorales dhe të fallxhorit.” [Muttefekun alejhi]

04 – Pikturat që përmajnë gjëra me shpirt: Seid bin ebi Hasen thotë: Isha te Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhuma) dhe tek ai erdhi një burrë e i tha: “O Ibën Abas! Unë jam një njeri që e ha bukën me punën e duarve të mia dhe unë pikturoj këto piktura.” Ibën Abasi tha: Nuk të them ty vetëm se atë që kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (sal lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai ka thënë: “Kush pikturon ndonjë pikturë, Allahu do t’a dënojë atë deri sa t’i japë asaj shpirt dhe ai nuk do të mund t’i japë kurrë shpirt asaj.” U mërzit ai burri shumë dhe iu zverdh fytyra. Atëherë Ibën Abasi i tha: Nëse do patjetër të pikturosh, atëherë pikturo këto pemë dhe çdo gjë që nuk ka shpirt.” [Muttefekun alejhi]

05 – Frutat e pemëve para se të dalin kokrrat apo të piqen:
Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e fryteve të pemëve para se të piqen
dhe nga shitja e hurmave (temër, hurmat arabe) para kohe. Dikush i tha:
“Kur është koha e tyre?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Kurt ë
skuqen apo të zverdhen.” [Buhariu]
Transmetuan Enesi gjithashtu se I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-
lem) ka ndaluar nga shitja e pemëve para pjekjes. I thanë: “Kur piqen ato?” Tha: “Kur të skuqen. Pastaj tha: ç’farë thoni nëse Allahu i ndalon frutat të dalin e të piqen, atëherë ç’farë do t’i japë ai që ka marrë lekët e vëllait të tij?” [Muttefekun alejhi]

06 – Të mbjellat para forcimit të kokrrës: Ibën Umeri (radijAllahu ‘anhuma) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal- lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) “ka ndaluar nga shitja e temrit para kuqjes dhe nga agrumet para se të focohet kokrra dhe të sigurohet se nuk është prekur me ndonjë sëmundje. Ka ndaluar edhe shitësin edhe blerësin.” [Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu Sahih]

Shkëputur nga libri: “El-vexhiz fi fikhis-suneti vel-kitabil-aziz” (Përmbledhës në fikhun e Sunetit dhe të Librit të Shtrenjtë)
Autor: Abduladhim ibën Bedevi el-Halefi
Përktheu: Bledar Karaj el-Albani

Must Read