Cila sprovë ishte më e rëndë për Jusufin alejhis-selam?!
Sprova me vëllezërit e tij kur e munduan, pastaj e hudhën në fund të bunarit, pastaj u shit si rob dhe u nda nga babai i tij …
Apo joshja që ja bëri gruaja e mbretit ?
Ibn Kajjimi është përgjigjur në këtë pyetje dhe ka thënë që sprova e dytë ishte më e madhe për Jusufin se sa sprova e parë, dhe kjo sprovë ishte nga lloji i njejtë sikur sprova e Ibrahimit kur u urdhërua që ta therr djalin e tij për kurban, sepse që të dyja këto janë sprova që duhet kundërshtuar natyrshmërinë dhe dëshirën..
Pastaj e ka shpjeguar Ibn Kajjimi këtë dhe ka thënë:
Për shkak se rinia është nxitëse për në epsh, dhe i riu kur të është në mes të familjes ka mundësi të ketë turp që të realizojë një dëshirë të tij, e nëse është në një vend të huaj i largohet turpi dhe druajtja, dhe nëse është beqar atëherë është edhe më e rëndë për të, dhe nëse është gruaja ajo që kërkon atëherë është edhe më e rëndë, e nëse është e bukur atëherë është edhe më e rëndë, dhe nëse ka pozitë atëherë kjo është edhe më e rëndë për epshin, e nëse kjo është në vendin e saj dhe nën urdhërin e saj duke qenë se nuk ka frikë nga skandali (se e shohin njerëzit) atëherë kjo është edhe më e rëndë, dhe nëse sigurohet duke e mbyllur derën dhe duke qenë e ruajtur nga brenda atëherë dëshira është edhe më e fortë, dhe nëse burri është rob i saj dhe ajo është sundimtare ndaj tij e urdhëron qfarë të dojë dhe e ndalon qfarë të dojë, atëherë kjo është edhe më e rëndë, dhe nëse gruaja është e dashuruar ndaj një burri dhe ju është mbushur zemra me dashuri ndaj tij atëherë është edhe më e rëndë, pra kjo është sprova që ka bërë sabër ndaj saj Jusufi djali i Jakubit djali i Is-hakut djali i Ibrahimit alejhimu selam.
طريق الهجرتين 227
Tarikul Hixhratejn, ibn Kajjimi (227)
/pena_e_studentit 🌙