BallinaAKIDEAjo që e kundërshton AkidenNëse dashuria për dikë ose diçka barazohet me dashurinë për Zotin, ky...

Nëse dashuria për dikë ose diçka barazohet me dashurinë për Zotin, ky është shirk i madh

Nëse dashuria për dikë ose diçka barazohet me dashurinë për Zotin, ky është shirk i madh

Dashuria është dy llojesh:
1- Dashuria e adhurimit,e cila bën t’i përulesh të adhuruarit, ta madhërosh atë dhe t’i nënshtrohesh atij plotësisht. Kjo është një dashuri e veçantë e cila i takon vetëm Allahut. Këtë lloj dashurie njeriu duhet ta ushqejë vetëm për Allahun. Kur ushqehet një dashuri e tillë për dikë tjetër krahas Allahut, ajo është shirk. E tillë është dashuria e idhujtarëve për idhujt e tyre. Idhujtarët i duan zotat e tyre krahas Allahut, ashtu siç duan Allahun, pra, kjo është dashuri adhurimi.
Siç e sqarova, dashuria e adhurimit sjell përulje dhe madhërim ndaj idhullit, por shoqërohet edhe me frikë, shpresë dhe lutje nga adhuruesi për idhullin e tij.
2- Dashuria e natyrshme, e cila nuk e asgjëson teuhidin dhe nuk të nxjerr nga feja, por në ndonjë rast mund të bëjë që muslimani të mos ketë sinqeritet dhe dashuri të plotë ndaj Allahut. E tillë është dashuria për gratë, për fëmijët, për arin dhe argjendin, për pasurinë etj. Njeriu mund të tërhiqet pas gjërave të tilla, ashtu si i urituri pas ushqimit dhe i eturi pas ujit.
Njerëzit në raport me këtë dashuri ndahen në tri kategori:
– Kategoria e parë janë ata që i duan për hir të Allahut, duke i përdorur si mjete për të arritur tek Allahu. Kështu, nëse njeriu i do këto gjëra, që t’i shfrytzojë si rrugë për të arritur te Allahu dhe si mundësi për t’i bërë ibadet Atij e për të bërë atë që pëlqen Ai, shpërblehet për to. E tillë ka qenë dashuria e njeriut më të përsosur për gratë dhe erën e mirë, siç shprehet vetë në një hadith të vërtetë. Pasioni për këto dy gjëra e ndihmonte Pejgamberin s.a.w.s për të dashur më fort Allahun dhe për të përçuar sa më mirë mesazhin e Tij te njerëzit.
– Kategoria e dytë janë ata që pasionohen pas këtyre gjërave thjeshtë nga prirjet e natyrshme dhe dëshira vetjake, por gjithsesi ata nuk i parapëlqejnë ato kundrejt asaj që pëlqen Allahu. Në këtë rast, pasionimi pas këtyre gjërave nuk quhet gjynah dhe njeriu nuk dënohet për to, sepse ato konsiderohen të lejueshme. Megjithëatë, pasionimi pas tyre bëhet pengesë për përsosjen e dashurisë ndaj Allahut.
– Kategoria e tretë janë ata që pasionohen aq shumë pas këtyre gjërave, sa që i shndërrojnë ato në qëllimin e jetës. Ata u japin përparësi atyre kundrejt asaj që pëlqen Allahu. Në këtë rast, njeriu konsiderohet gjynahqar dhe pasues i epshit.

📚 Libri i Teuhidit- Muhamed Ibn Abdul Uehabi, fq.119-121

Must Read