BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiMëkatet shkatërruese! - Ibn Xheuzi

Mëkatet shkatërruese! – Ibn Xheuzi

Dijeni, o ju vëllezërit e mi dhe kush ma pranon këshillën, se mëkatet kanë ndikime të shëmtuara! Hidhësira e mëkateve e kapërcen disa herë ëmbëlsinë e tyre. Shpërblyesi i Madhëruar është gjithmonë në gatishmëri! Askush nuk mund t’i a kalojë dhe asgjë nuk i shpëton Atij!

A nuk është thënë në shpjegimin e Kuranit se secili prej fëmijëve të Jakubit alejhi selam, të cilët ishin dymbëdhjetë, – kishin dymbëdhjetë fëmijë, përveq Jusufit alejhiselam, që kishte njëmbëdhjetë të tillë. Për aq sa u tundua nga sprova, ai pati një fëmijë më pak se të tjerët.

Ah, sa keq për atë që goditet me kamxhik dhe nuk ndjen dhimbje! Sa keq për të mbuluarin me plagë, por që ende nuk di asgjë për veten! Sa trishtim për atë që sillet rreth ndëshkimit, por që ende nuk e ka kuptuar këtë! Pasha Zotin, dënimi më i madh është kur njeriu nuk e di se po dënohet!

Habi me atë që gënjen veten! Pranon që të ndjekë epshin, dhe pastaj i bindet Allahut me adhurim e thotë: “Një e mirë e një e keqe… ” Çfarë është kjo kështu?! Kështu nuk do të bësh asgjë tjetër, por nga qesja jote do të shpenzosh, mallin tënd do të prishësh dhe figurën tënde, do ta shëmtosh! Ndoshta vetëm një plagë e vogël të vdes, ndoshta veç një pengesë të shkatërron dhe ndoshta diçka që neglizhohet, kurrë nuk mund të kapet më.

Ç’është kjo?! Kujdes me veten tënde! Çfarë pret, që të kthehesh?! Çfarë të vonon në pendesë? Mos pret gjë pleqërinë?! Kjo është kockë e dobët. Pasi të kanë shkuar familjarët, fëmijët e të afërmit, s’të mbetet gjë tjetër, veçse t’u shkosh nga pas!

Autor: Feraxh ibn Xheuzij
/pena_e_studentit

Must Read