Cilat janë punët(veprat) që i qojnë njerëzit në Xhehenem?!
Është pyetur shejhu-l-islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë): Cilat janë punët e banorëve të Xhehennemit ?
Punët e banorëve të Xhehennemit janë: Shirku (idhujtaria), përgënjeshtrimi i Profetëve, mohimi,
hasedi (xhelozia), gënjeshtra, tradhtia, padrejtësia, imoraliteti, mashtrimi, këputja e lidhjeve farefisnore, lënia e luftës në rrugën e Allahut nga frika, koprracia, kontrasti ndërmjet anës së brendshme dhe anës së jashtme, humbja e shpresës nga mëshira e Allahut, siguria prej ndëshkimit të Allahut, trembja në fatkeqësi, mburrja në mirësi, lënia e detyrave që ka vendosur Allahu, shkelja e kufijve të Allahut dhe e shenjtërive që ka vendosur Ai, frika prej krijesave e jo prej Krijuesit, shpresa tek krijesat e jo tek Krijuesi, mbështetja tek krijesat e jo tek Krijuesi, punët që bëhen me syefaqësi, kundërshtimi i Kur’anit dhe Sunetit, bindja ndaj krijesave në atë që zemërohet Allahu, fanatizmi tek e kota, tallja me ajetet e Allahut, mohimi i të vërtetës, fshehja e asaj që duhet shfaqur qoftë ajo dije apo dëshmi.
Prej punëve të banorëve të Zjarrit është magjia, sjellja e keqe me prindërit, vrasja e atij që e ka ndaluar Allahu ta vrasësh, ngrënia e pasurisë së jetimit, ngrënia e kamatës, mbathja nga fusha e betejës, akuza e grave besimtare të ndershme për imoralitet.
Sqarimi në formë të detajuar i çdonjërës prej këtyre është e pa mundur por tek punët e banorëve të Xhehenemit hyjnë edhe tek kundërshtimi i urdhrave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-l Allahu alejhi ue sel-lem): “Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij e fut (Allahu) në Xhennete poshtë të cilave rrjedhin lumenj, të përjetshëm në to. Kjo është fitorja madhështore. E kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe i shkel kufijtë e Allahut e fut (Allahu) në Zjarr të përjetshëm e për të ka dënim poshtërues”. (En- Nisa: 13-14) Allahu e di më mirë”. (Mexhmu’ el-Fetaua 10/422)
Burimi:
Autor: Abdurrahman ibn Raxheb & Abdulvahid el-Magribi
Titulli: Frika prej Xhehenemit dhe malli për Xhennetin
Përktheu: Abdurrahim Balla
Botues: Rinia Islame