BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaDALLIMI MES "AI" DHE "AJO"

DALLIMI MES “AI” DHE “AJO”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DALLIMI MES “AI” DHE “AJO”

 

– Ajo: E lind fëmijën e saj me sa vështirësi dhe, pas një jave, e gjen të qëndron e ngritur, e duke e mbajtur fëmijën e saj në njërën dorë, e me dorën tjetër e përgatit ushqimin. Në të njëjtën kohë, përkujdeset për fëmijët e tjerë, i përgatit për në shkollë, e rregullon shtëpinë, dhe bëhet gati për vizitën e familjes së burrit në darkë tek ajo.
– Ai: Gjatë teshtimës së parë nga moti i ftohët, e sheh se e ka kapluar lodhja, e nuk ka fuqi të punon dhe merr pushim të hapur nga puna e tij. Për vete kërkon ushqime të posaçme, e ilaçe të posaçme,e sjellje të posaçme, dhe mbulohet me një qosh ditën e natën.
Pas gjithë kësaj, burri e akuzon gruan se është e përkëdhelur!!
– Ajo: I ndihmon fëmijës në kryerjen e detyrave të shkollës, dhe diskuton me burrin e saj për një temë të re, dhe i përgjigjet motrës së saj në telefon që ta qetëson pasi që është grindur me burrin e saj, dhe ia tërheq vërejtjen bijës së saj, e cila është në periudhën e pubertetit, për gjuhën e saj të gjatë, dhe gjithë këtë e bën e fokusuar dhe me koncentrim të njëjtë!
– Ai: Do të lexon ndonjë lajm në gazetë dhe iu bërtet “Heshtni më lëni të qetë të fokusohem”.
– Ajo: Shkon në punë herët në mëngjes dhe kthehet në drekë për ta përgatitur drekën, dhe shkon në mbledhje prindërore që të flet me mësuesen për gjendjen e fëmijës së saj, dhe ta merr fëmijën e saj për në terminin me mjekun, dhe e viziton shpejt nënën e saj, dhe kthehet e buzëqeshur, e qetë, që t’i kryen detyrimet e saj bashkëshortore.
– Ai: Shkon në punë në mëngjes dhe, kthehet nga puna i nervozuar, e duke e mallkuar punën dhe punëtorët! E gjen çdo gjë gati, e ha drekën, e pastaj flenë, dhe pas gjumi del me shokët, e kthehet natën dhe ulet e shikon televizion, i fokusua në çdo program dhe emision, dhe në fund, shkon në krevatin e tij duke thënë “ju nuk e dini se çfarë lodhje ndjej”!
– Ajo: Nuk flenë para se të jetë e sigurt për anëtarët e shtëpisë, e vë kokën e saj mbi jastëk përplot brenga, e probleme, e pyetje: sëmundja e fëmijës, mësimi vajzës, termin i djalit me stomatologen, ngushëllimi i fqinjës, çfarë të gatuaj nesër… dhe kështu, në këtë gjendje e zë gjumi.
– Ai: Zhytet në gjumë para se ta vë kokën mbi jastëk, e gërhitja e tij e lartë e zgjon krejt familjen, e nganjëherë edhe fqinjët, e kur zgjohet në mëngjes thotë: “I këputur jam, nuk kam flet mirë mbrëmë!!”.
Ai: Burrë!
Ajo: Xheneti është nën këmbët e saj!
– Sa e mrekullueshme dhe e bukur që je ti “Ajo”, dhe ajo më e bukura është se, këto fjalë të vërteta dhe të mrekullueshme janë të shkruara nga “Ai”!
Përcillni këto fjalë tek “Ajo” që ta din vlerën e saj në Islam!!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Must Read