BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeDesha të di diçka më shumë për popullin ose muslimanët që jetojnë...

Desha të di diçka më shumë për popullin ose muslimanët që jetojnë në Iran

 

Desha të di diçka më shumë për popullin ose muslimanët që jetojnë në Iran


Pyetja:

Selam alejkum! Desha të dija diçka më shumë për popullin ose muslimanët qe jetojnë në Iran. A i përkasin shiave? A janë prej “ehlu Sunetit”? Nëse kini mundësi të flsini diçka më shumë për shiat, namazin se si e falin dhe në “xhamitë” e tyre ose në vendet ku falen ata, nëse “falen”, a ka figura të pikturuara? E kam fjalën për portrete të dikujt. Selam alejkum!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Irani është shtet me popullsi persiane, që zyrtarisht i përkasin drejtimit shiit, më saktësisht drejtimit xhaferi, të cilët besojnë në shenjtërimin e dymbëdhjetë imamëve pas Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Por kjo nuk do të thotë se tërë popullsia janë shiitë, pasi janë disa vise që banohen nga sunitë. Sido që të jetë, për përqindjen shiitëve dhe të sunive në Iran dhe njohuritë e tjera mund të gjesh informata në internet, në faqet të cilat flasin për këto gjëra.

Kurse sa i përket besimit shiit dhe specifikat e tij, ka shumë për çfarë të flitet dhe ne në disa pyetje të mëhershme kemi folur rreth kësaj. Gjithashtu mund të lexoni edhe librin “Disa bindje të shiitëve”, i cili është i përkthyer në shqip, ku sqarohen shumë gjëra rreth tyre. Allahu e di më së miri!


Alaudin Abazi

8.6.2007

Burimi: http://www.klubikulturor.com

www.IslamiFejaeVertete.com

 

Must Read